12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Çfarë të bëjë BIK-u me Dr. Shefqetin?

Më të lexuarat

Prokuroria ia dha për analizë ligjëratat e Dr. Shefqet Krasniqit për ekspertizë Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ajo ktheu mbrapa përgjigjen me të cilën dr. Krasniqi akuzohet se ka përdorur gjuhë të vrazhdë dhe ka bërë interpretime kuranore jashtë kontekstit kohor dhe traditës islame në Kosovë.
Ajo u bë publike dhe njerëzit reaguan me forma të ndryshme, për këtë “turp” sipas tyre që po bëhej nga BIK-u.
BIK-u doli me deklarata se kjo është nuk është e vërtet dhe që ata besojnë fuqishëm në pafajësinë e Dr. Shefqet Krasniqit. Si formë kjo për tu mbyllur njëherë e mirë dera e presionit që po i bëhej këtij institucioni. Por a përfund gjithçka me këtë hap?
Jo, sigurisht kjo nuk është ajo që duhej të bëjë BIK-u ndaj dikujt që është punëtori i saj, pasi që ai nuk ka nevojë për përkrahje morale por atij i duhet një mbështetje institucionale.
Dy gjëra besojë janë të rendit të bëhen në këtë situatë:
1. Ti gjendet një avokat dhe t’i marrë përsipër institucioni i BIK-ut të gjitha shpenzimet, duke marrë përsipër që të mbrojë Dr. Shefqetin dhe po ashtu të gjithë punëtorët e tjerë që akuzohen me akuza të rënda si terrorizmi ku për ta nuk është gjendur as më i vogli fakt, por që janë akuzuar me pa të drejtë.
2. Drejtuesit Bashkësisë Islame duhet të jenë prezent në gjykim për të dëshmuar të kundërtën nga ajo deklaratë dhe se i pandehuri Dr. Shefqeti është i pastër nga kjo aktakuzë. Pastaj kështu hedhin poshtë se kjo është bërë pa lejen e institucionit por është një mashtrim mediatik.
Këto janë e vetmja formë ku institucioni i BIK-ut do të dilte faqebardhë dhe do të kthente besimin se ky është institucion që është krah i besimtarëve musliman dhe prijësve fetar musliman, përndryshe si e tillë do të vazhdojë të rritet pakënaqësia dhe BIK-un do e shohin vetëm si një OJQ, e kjo do ishte një ndër gjërat më të shëmtuara që mund të ndodhte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit