8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nikoliq: Ban mos ta vizitojë Kosovën si shtet i pavarur

Më të lexuarat

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nuk duhet ta vizitojë Kosovën si një shtet i pavarur.

Ai ka thënë se pasiqë Ban ka konfirmuar vizitën më 23 korrik në Beograd e në të njëjtën kohë ka bërë të ditur se do ta vizitojë edhe Kosovën, kjo sipas tij, paraqet problem për shtetin serb.
Nikoliq ka thënë se meqë Kosova nuk është antare e Kombeve të Bashkuara, atëherë Ban do të duhej të deklarohej pse e viziton Kosovën, transmetojnë mediat serbe.
“Ne duhet të arrijmë një pikë të përbashkët për këtë. Duhet ta zgjidhim këtë problem. Ky është një problem i madh por Serbia do të zgjidhë atë”, tha Nikoliq./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit