8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Babai u caktonte klientë vajzave të tij të mitura (8-10 vjeq) për të bërë marrëdhënie

Më të lexuarat

Korçë – Policia e Korcës ka arrestuar dy të dënuar për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura. Të ndaluar janë të moshuarit Nevruz Kollani dhe Andoni Koci 80 dhe 85 vjec. Ata janë dënuar me 10 vite burg për këtë akuzë.

Rasti i përket vitit 2004, ku sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, dy vajzat, në atë kohë 8 dhe 10 vjeçe, prostituoheshin nga babai i tyre.

Sipas akuzës, babai u siguronte klientë të moshave të ndryshme dhe ato detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej dy mijë lekësh.

Për rreth dy vjet, babai i vajzave, Pëllumb Mullaj, ka qenë në rolin e tutorit për të bijat, ndërsa denoncimi i rastit dhe publikimi u bë në prill të këtij viti, kur vajzat, të mbështetura nga një qendër sociale, bënë denoncimin ndaj babait të tyre.|Panorama|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit