14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Nëse urina e fëmijës së vogël bie në rrobë çfarë duhet të bëjmë?

Më të lexuarat

Cute little Asian 2 year old toddler baby boy child sitting on the toilet modern style with a kid bathroom accessory and holding & playing with toilet paper. Potty / Toilet Training child concept

Përgjigje:

E vërteta në këtë çështje është se urina e djalit që ende ushqehet me qumësht është fëlliqësi e lehtë, për pastrimin nga urina e tij mjafton spërkatja, d.m.th. ta përshkojë me ujë tërë vendin e lagur me urinë, duke mos e fërkuar e as shtrydhur.

E kjo, për shkak se është vërtetuar nga Profeti ﷺ se njëherë ia kanë sjellë një djalë të vogël dhe e vendosi në prehërin e tij, e ai urinoi në prehër të Profetit ﷺ. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi ujë dhe ia hodhi vendit të lagur me urinë, por nuk e lau (fërkoi).

(Buhariu dhe Muslimi)

E sa i përket urinës së vajzës së vogël, duhet të lahet patjetër urina e saj, sepse esenca është se urina është papastërti dhe duhet patjetër të lahet. Por, për djalin  e vogël, pamë se kishte përjashtim, sepse këtë e argumenton rasti i përmendur.”

“Kushtet e fesë” Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit