14.7 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Nëse personi e ka shitur tokën dhe do të blejë një shtëpi, a duhet që prej atyre parave të japë zekatin menjëherë?

Më të lexuarat

Përgjgje: Nëse ato para qëndrojnë tek ai për 1 vit hënor, atëherë duhet të jepet zekati për to. Kështu ai
e ka shitur tokën dhe ende nuk e ka blerë apo ndërtuar shtëpinë, derisa paratë kanë bërë një
vit hënor tek ai, atëherë duhet dhënë zekati sepse ato janë para që kanë qëndruar tek ai. E nëse
e ka blerë shtëpinë menjëherë, apo e ka blerë atë para se të mbushet 1 vit hënor, atëherë nuk
ka zekat për to. Nëse i shenzon për ta ndërtuar shtëpinë dhe e zë viti duke i mbetur një vlerë
nga paratë, atëherë nëse i kanë mbetur para sa është nisabi (vlera që e bën të obligueshme
nxjerrjen e zekatit), ai e jep zekatin.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit