13.7 C
Pristina
Monday, October 18, 2021

Nëse dikush vjen ditën e xhuma ndërkohë që namazi ka përfunduar..

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse dikush vjen ditën e xhuma ndërkohë që namazi ka përfunduar

***

Përgjigja:

Ai duhet ta plotësojë si namaz dreke, sepse xhumaja i ka ikur. Namazi i të xhumasë arrihet atëherë kur arrin një rekat, nëse e arrin rekatin e dytë me imamin, atëherë e plotëson si namaz xhumaje. Në te kundërtën, nëse shkon për xhuma pas namazit, ose pas rekatit të dytë dhe e arrin imamin në teshehud, ose në sexhde, në këtë rast nuk e plotëson si namaz xhumaje, por si namaz dreke.

Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ që thotë: “Kush arrin një rekat të xhumasë le t’i bashkëngjisë edhe një rekat tjetër dhe namazi i tij është plotësuar.” [1]

Ajo që kuptojmë nga ky hadith është se: Nëse ai nuk arrin të kapë asnjë rekat, nuk konsiderohet se e ka arritur  xhumanë, për këtë arsye ai fal namazin e drekës dhe kjo është legjitime.

Nëse ndodh që gjen dikë duke plotësuar namazin qe i ka mbetur dhe i bashkëngjitet, në këtë rast e plotëson si namaz dreke dhe jo namaz xhumaje.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu el Fetaua” 12/329

———————

[1] Tirmidhiu 482, Nesaiu 554 dhe Ibn Maxheh 1113

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit