🔹 Një dokument ligjor i qeverisë amerikane, të cilin e ka parë agjencia AFP, zbulon se mjeti i inteligjencës artificiale “Grok”, në pronësi të kompanisë xAI të miliarderit Elon Musk, është përdorur për zbatimin e goditjeve ushtarake gjatë luftës kundër Iranit.
🔹 Ky zbulim u bë në një memorandum të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së, lidhur me një padi mjedisore që rrezikon ndërprerjen e energjisë elektrike për qendrën e të dhënave të kompanisë. Në memorandum thuhet se kjo padi mund të cenojë sigurinë kombëtare, pasi operacionet ushtarake të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes mbështeten në këto inovacione teknologjike.
🔹 Dokumenti tregon se infrastruktura që mbështet sistemin Grok konsiderohet me rëndësi strategjike për disa programe dhe operacione të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
