11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Ministri Bozdağ letër për FETO-n homologut amerikan

Më të lexuarat

“Populli dhe shteti turk është duke pritur ekstradimin në vendin tonë të liderit të FETO-s, Gylen, i cili ka urdhëruar grushtin e shtetit më 15 korrik dhe i cili përbën ende një kërcënim të madh për sigurinë tonë kombëtare”

ANKARA (AA) – Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, në një letër dërguar sekretarit amerikan të Drejtësisë, Jeff Sessions, ka theksuar se populli turk është duke pritur për ekstradimin e Fetullah Gylenit, kreut të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Ministria turke e Drejtësisë, mësohet se Bozdağ, i ka dërguar letër Sessions, ku ka uruar homologun e tij për emërimin në këtë detyrë.

“Duke u nisur nga përvoja dhe karriera juaj e shquar profesionale ligjore kam besimin se do ta përmbushni siç duhet këtë detyrë. Gjithashtu besoj fuqimisht se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona do të vazhdojnë duke u rritur gjatë periudhës tuaj në këtë detyrë”, është shprehur Bozdağ në letrën e tij.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se pika më e rëndësishme në axhendën e ministrive të Drejtësisë të dy vendeve, është procesi i ekstradimit të Fetullah Gylen, i cili është themeluesi dhe drejtuesi i organizatës terroriste FETO.

Ministri Bozdağ, ka rikujtuar se më parë i janë paraqitur Departamentit Amerikan të Drejtësisë kërkesat për arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin për kreun e organizatës terroriste, Gylen, ku dhe më pas i janë përcjellë edhe informacione dhe dokumente shtesë të kërkuara.”Populli dhe shteti turk është duke pritur për ekstradimin në vendin tonë të liderit të FETO-s, Gylen, i cili ka urdhëruar grushtin e shtetit më 15 korrik dhe i cili përbën ende një kërcënim të madh për sigurinë tonë kombëtare. Ekstradimi i Gylenit do të mundësojë kontribut të madh për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në përputhje me marrëveshjen dypalëshe midis nesh, është i rëndësishëm përfundimi i procesit të arrestit të përkohshëm dhe ekstradimit në një mënyrë të shpejtë dhe pozitive. Më këtë rast dëshiroj të shpreh se bashkëpunimi ynë i sinqertë do të zhvillojë më tej marrëdhëniet tona ekzistuese kundër çdo lloj të kërcënimit terrorist kundrejt vendeve tona”, ka theksuar Bozdağ në letrën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit