18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Turqia dhe Pakistani do të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh

Më të lexuarat

Yıldırım dhe Sharif pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat, menjëherë pas përfundimit të takimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik Turqi-Pakistan

ANKARA (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım ka pritur sot në një takim në Ankara, kolegun e tij pakistanez Nawaz Sharif, ndërsa pas takimit dy burrështetasit do të kryesojnë me Këshillin për Bashkëpunim Strategjik Turqi-Pakistan, raporton Anadolu Agencu (AA).

Kryeministri pakistanez Sharif, mrëmë mbëriti në Ankara, ndërsa takimi i mëngjesit të sotëm me kryeminstrin turk është mbajtur me dyer të mbyllura.

Yıldırım dhe Sharif pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat, menjëherë pas përfundimit të takimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik Turqi-Pakistan në të cilin do të bisedojnë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh nga sferat e ekonomoisë, politikës por pritet të preken edhe tema rajonale.

Pas takimit, palët do të nënshkruajnë një dookument të përbashkët me konkluzat nga i njëjti.

Gjatë qëndrimit tre-ditor në Ankara, kryeministri pakistanez Sharif do të takohet edhe me presidentin turk Recep Tayyp Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit