9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Mediat e barazuan okupatorin dhe atë që e mbron atdheun e vet!

Më të lexuarat

Shkruan Kim Mehmeti

“Dikur mediat raportonin për ‘luftën në territoret e okupuara palestineze’! Sot ato informojnë për ‘konfliktin izraelito-palestinez’! Pra ato e barazuan okupatorin dhe atë që e mbron atdheun e vet! Dikur mediat thoshin: forcat pushtuese izraelite vranë …. palestinez të pafajshëm! Sot ato thonë: pati viktima në përleshjet mes protestuesve palestinez dhe policisë izraelite! Pra, u barazua krimi shtetëror dhe viktima! Po pra, sot edhe fjalori mediatik është vënë në shërbim të krimit dhe ka për qëllim të na bëjë të pandjeshëm ndaj vuajtjes së të tjerëve si dhe, të mos mund ta dallojmë viktimën nga vrasësi! Ne pra jetojmë në kohë kur ‘fjalori’ informativ e përcakton të vërtetën dhe e mbulon realitetin e hidhur! Por për fat të keq tonin, nuk ekziston mbulesë për t’i fshehur ‘vrasësit’ më të rrezikshëm të sotëm: ata që e shpikin dhe kontrollojnë ‘fjalorin’ e verbërisë dhe shurdhërisë mbarë-njerëzore, e ku bëjmë pjesë edhe ne që heshtim dhe e besojmë atë!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit