Një nga shenjat e dobësimit të vetëdijes qytetëruese është kur shoqëria merret më shumë me konsum sesa me prodhim

Më të lexuarat

Një nga shenjat e dobësimit të vetëdijes qytetëruese është kur shoqëria merret më shumë me konsum sesa me prodhim.

Konsumon ide,
konsumon përmbajtje,
konsumon teknologji,
dhe ndjek atë që prodhojnë të tjerët…
pa e pyetur seriozisht veten:

Çfarë prodhojmë ne?

Sepse kombet nuk përparojnë vetëm nga ajo që zotërojnë,
por nga aftësia e tyre për të shtuar diçka të re, për të ndikuar dhe për të prodhuar dije.

Prandaj, gjëja më e rrezikshme që mund t’i ndodhë një shoqërie nuk është vetëm varfëria materiale,
por të mësohet gjithmonë me rolin e “marrësit”.

Vetëdija qytetëruese fillon atëherë kur pyetja ndryshon nga:

“Çfarë blejmë?”

në:

“Çfarë prodhojmë?”
“Çfarë shtojmë?”
Dhe si mund të bëhemi pjesë e ndërtimit, e jo vetëm spektatorë?

Dr. Abdulkarim Bakkar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit