15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Letër e hapur nga hoxhë Fatmir Latifaj: Alkooli deri në Kijamet është haram

Më të lexuarat

Përmbajtja

Letër e hapur

*Po e filloj me Bismilah, shkrimin e këtij reagimi rreth disa linçimeve mediale që dje tërë ditën ushtruan padrejtësisht një fushatë të ulët, me metoda tashmë të njohura siç janë fabrikimet, linçimet dhe montimet, duke u munduar të njëllosin përsonalitetin dhe aktivitetin tim tashmë të njohur për mbarë shqiptarinë Wel Elhamdulilah. Vërtetë seriozisht e mendova si t’a filloj reagimin, por dorën në zemër nuk gjeta ndonjë fjali më të përshtatshme për këta dashakeqinj, që dje tërë ditën e gjatë më përgojuan pa asnjë të drejtë, se sa aforizma e shokut tim, bacit Met:”Kur bahet me shkruar gjithkush,shkruhet gjithçka!”-Aforizma e Muhamed Azemi-Meti. Fjalën e kam për shumicën e portaleve që, pafije turpi, e keqpërdorën dhe e tjetërsuan fjalimin tim në hytben e xhumasë së kaluar me dt..20.07.’18, dhe që ashiqare u munduan t’a shmangin vëmendjen e opinionit nga tendencat aktuale politike, për idetë e copëtimit të vendit tonë, përmes shpërqëndrimit të vëmendjes në një temë krejt tjetër, se gjoja hoxha Fatmir Latifaj ka skandalizuar me ligjërimin e xhumasë së lartëcekur, por në realitet kjo nuk është asgjë tjetër përveç se, imagjinatë inekzistente e disave për t’i ushqyer apetitet e “like-ve dhe share-ve” të këtyre rrjeteve sociale. Desha t’i siguroj dhe t’i rikujtoj mbarë opinionit shqiptar që s’ka fuqi e as kapacitet, as në tokë e as në qiell, që vendimin e Zotit për pijet alkoolike t’a ndryshoj apo thënë më mirë HARAMIN t’a bëj HALLALL dhe anasjelltas ! Kohëve të fundit vendin tonë e kanë mbërthyer aksidentet e komunikacionit, sa që dje nuk shpëtoi as eskorta e Presidentit, ku shpeshherë këto aksidente po përfundojnë me fatalitet. Një ndër shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve është edhe përdorimi i pijeve alkoolike, birrave dhe mjeteve narkotike…të cilat e turbullojnë mendjen dhe e dehin duke e humbur ndjeshmërinë e intelektit dhe si rrjedhojë e tyre njeriu zbret nga intelegjenca e tij në shkallën më të ultë se sa shtaza, athua vallë a ka kush që e mohon një realitet të dëshmuar nga përditshmëria, siç thotë populli: “Nuk dinë rakia çka është Kadia”!Për në fund,dëshiroj me një porosi t’a përfundoj: për atë që e kam thënë në ligjërimin e xhumasë nuk e ndjej veten as fajtor e as fyes, e shumë më pak nxitës, prandaj ligjërimit tim nuk dua në asnjë rrethanë t’i shtoj e as t’i mungoj ndonjë fjalë, përveç t’i thërras mendjet e ndritura shqiptare, që i thonë bukës bukë e ujit ujë, t’a degjojnë me vëmendje hytben time të titulluar:”Si t’i rezistojmë asimilimit” pa ngarkesa të ndikimeve që janë prezente sot në Kosovën tonë të dashur.

Me shumë dashamirësi, vëllai i juaj: Mulla Fatmir Xhafer Latifaj

24.07.18

E martë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit