Është vetëm Allahu!
Ai që i afrohet Atij me frikë, tek Ai gjen sigurinë.
Ai që vjen i thyer, tek Ai gjen forcën për t’u ngritur.
Ai që vjen i dobët e i pafuqishëm, tek Ai gjen ndihmën.
Ai që vjen i trishtuar, tek Ai gjen gëzimin.
Ai që vjen i humbur, tek Ai gjen udhëzimin.
Zgjidh kohët e pranimit dhe derdh para Tij dëshirat e tua.
Në të tretën e fundit të natës, kur qetësia mbulon botën,
ngrihu në lutje – sepse duart e ngritura në qiell nuk kthehen bosh.
Ji i bindur në Zotin tënd, sepse Ai nuk i lë pa përgjigje zemrat që i drejtohen Atij me sinqeritet.
Është e pamundur të kthehesh bosh kur ke kërkuar prej Tij me gjithë shpirtin tënd.
Por mos harro: para çdo lutjeje, ushqimi yt duhet të jetë i pastër, hallall.
Sepse, siç ka ardhur në hadith:
“Pastroje ushqimin tënd, që lutja jote të jetë e pranuar.”
