14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mbroni telefonin nga shiu dhe rëra me mbështjellësin special për smartfonë

Më të lexuarat

Këta mbështjellës janë këllëfë të përbërë nga termoplastika.

Ato janë të buta dhe marrin formën e telefonit, duke ju ndihmuar ta mbroni në rastet kur jeni të rrethuar nga uji.

Materiali në formë qeseje rrethon telefonin duke u përshtatur dhe duke u ngjitur me të. Plastika është rezistente ndaj ujit dhe ju hyn në punë në mjedise si plazh apo kur ju ka zënë shiu. Në këto raste nuk shqetësoheni se mos hyjë rëra apo uji në smartfonin tuaj.

Duke përdorur këto qese, mund të bëni foto apo ta përdorni pa problem telefonin tuaj në plazh, në varkë, gjatë kohës që jeni në shi, gjatë kohës që ndodheni për një shëtitje mbi një gamile në shkretëtirë etj. Mund t’i mbani në portofol për t’i pasur në raste emergjente.

Ato janë të disponueshme për iPhone 4/4s, iPhone 5 dhe Samsung Galaxy SIII. Një paketë përmban tre mbështjellës dhe secila prej tyre mund të përdoret deri në tre herë.

Telefoni punon plotësisht me prekje si dhe ka 98% të qartësisë së kamerës. Fatkeqsisht, kufjet apo kabllo të tjera nuk mund të vendosen gjatë kësaj kohe. Ato shiten me një çmim prej 18.50 $. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit