Na bëj që kalimi ynë në këtë jetë të jetë i lehtë, pa u bërë barrë as për veten tonë e as për të tjerët.
Të mos lëndojmë askënd dhe të mos lëndohemi nga askush.
Të mos plagosim zemrën e askujt dhe të mos plagoset zemra jonë nga askush.
Të mos poshtërojmë askënd dhe të mos poshtërohemi nga askush.
O Allah, na dhuro një kalim të lehtë në këtë botë, që të mos vuajmë për shkak të askujt dhe askush të mos vuajë për shkakun tonë.
﴿تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ﴾
“Ma merr shpirtin si musliman dhe më bashko me të drejtët (të devotshmit).”
(Sureja Jusuf, 12:101)
# Mesazhe nga Kurani
Ed-hem Sherkavij
