11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Marinsat amerikanë trajnojnë pjesëtarët e FSK-së

Më të lexuarat

Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës (ODC) e Ambasadës së SHBA-ve, në bashkëpunim me Programin e Aksionit Humanitar për Mina (HMA) të Komandës Evropiane të SHBA-ve (EUCOM), kanë koordinuar një trajnim njëjavor të mbajtur nga Marina e SHBA-ve për 15 pjesëtarë mjekësorë të Kompanisë së FSK-së për Çminim dhe Largim të Mjeteve Eksplozive (EOD).

Të gjithë 15 pjesëtarët e FSK-së kanë kryer trajnimin e zgjeruar me nota të larta me 29 mars, me ç’rast ata kanë mësuar shkathtësi të reja dhe gjithëpërfshirëse, themelore dhe të avancuara, për mbajtje në jetë, evakuim të të plagosurve, dhe për mbështetje të personelit.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, Koloneli Ray Wojcik, Shef i Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës në Misionin e SHBA-ve, tha se misioni i EOD-së është shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës.

“Misioni EOD i kompanisë tuaj është shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës, pasi që ju jeni duke e bërë Kosovën më të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Kjo punë është shumë e rrezikshme dhe e ndërlikuar – kërkon shkathtësi të mëdha dhe trajnim. Shkathtësitë e reja mjekësore që i keni mësuar do t’ju ndihmojnë që të siguroheni se puna juaj është më e sigurt dhe që ju të kujdeseni për njëri tjetrin në teren. Diplomimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm për të ndihmuar FSK-në që të zhvillojë kapacitetet e misionit të saj thelbësor dhe për të siguruar mjetet ashtu që EOD kompania të zhvillojë një program të qëndrueshëm që ta trajnojë veten në të ardhmen”, ka thënë Koloneli Ray Wojcik, bën të ditur Ambasada amerikane në Kosovë.

Më tej ambasada amerikane thotë se ky është i pari nga trajnimi trefazësh mjekësor për kompaninë EOD. Fazat e dytë dhe e tretë do të mbahen më vonë gjatë këtij viti dhe do të përqendrohen në trajnimin e instruktorëve. Kjo do t’i përgatitë instruktorët e FSK-së që të certifikohen dhe të jenë në gjendje për të trajnuar gjithë kompaninë e tyre. Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës koordinon programin trajnues përmes programit HMA të Komandës Evropiane të SHBA-ve.

Trajnimi është mbajtur nga Steven Meszaros, Joseph Davies, dhe Amran Hajiomar nga Marina e SHBA-ve me bazë në Komandën e Trajnimeve të Sigurisë së Çështjeve Civile Detare të Marinës në Virginia. Si pjesë e këtij programi, ODC-ja dhe programi HMA i EUCOM-it kanë transferuar pajisje mjekësore me vlerë prej 89 mijë dollarësh të SHBA-ve te FSK-ja, përfundon komunikata.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit