8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

AAK-ja veç me LDK-në

Më të lexuarat

Ramush Haradinaj bëri mirë që e provoi të bëhet Kryeministër përmes PDK-së. Pazari u prish, por sekretari Organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet të merr pushtetin bashkë me LDK-në. “Jam për koalicion parazgjedhor me ish-partinë time”, tha ai.

Kryetari aktual i Suharekës dhe sekretari Organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi mendon se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj duhet të jetë në krye të Qeverisë të ardhshme në Kosovë.

“Neve na duhet pak normalitet në Kosovë. Na duhet një zhvillim i përshpejtuar ekonomik, të cilin mund ta bëjë Lideri i AAK-së. Na duhet institucione që dikush vendos demokracinë. Jo vetëm të flitet për demokracinë, por duhet të ketë njeri që e funksionalizon demokracinë në shtetin tonë”, tha Kuçi për Express.

Ai nuk mendon se Haradinaj është djegur politikisht Ramush Haradinaj me faktin se iu afrua një partie (PDK), për të cilën kishte thënë se po i bën dëm Kosovës.

“ Ai ka qenë i gatshëm të jep një kontribut që ka qenë për të mirën e Kosovës. Unë mendoj se nuk është djegur politikisht përkundrazi ka qenë një shans, ai është ofruar, edhe pse ka pasur paralajmërime që në këtë proces mundet me u amortizu fuqia e tij në atë kohë që ka pasur”.

“Mendimi im është se AAK duhet të vijë në pushtet bashkë me LDK-në si pjesë e një koncepti pak a shumë të djathtë. Për fat të mirë që AAK e ka dhënë atë frymën e djathtë më shumë sesa partitë tjera dhe mendoj se Aleanca duhet ta forcojë këtë koncept. Nëse flasim për një bllok të djathtë, atëherë mendoj se AAK duhet t’i prijë këtij blloku. Shkojmë me LDK-së sepse njihemi dhe kemi funksionuar edhe më herët. Ndoshta edhe pse kam qenë në LDK dhe kam qejf me pas afërsi me LDK-në”, ka thënë Kuçi.

Ai mendon se AAK dhe LDK duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor e jo paszgjedhor.

“Edhe qëndrimi i Haradinajt është që jemi më afër LDK-së, por edhe pjesës së LDD-së dhe partive tjera jo parlamentare për shkak të djathtës. Ramush Haradinaj dhe partia e tij AAK në shumë aspekte është më afër me LDK-në”.

Pavarësisht se është për një koalicion me LDK-në, Kuçi thotë se nuk ka menduar të kthehet në LDK.

“Ka kaluar ajo kohë dhe LDK e di që unë jam i mishëruar me AAK-në. E sheh një mundësi të komunikimit të përbashkët veçanërisht kur je me një bllok të tillë. Prej fillimit kur kam kaluar në AAK kam dhënë një kontribut sa kam pasur mundësi të luaj rolin që është në harmoni edhe me vizionin e Kryetarit të AAK-së. Por, po them se ndonjëherë dëshirat dhe mundësitë ndryshojnë.

Përcaktimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për orientim të djathtë të partisë së tij, Kuçi nuk e sheh të rastësishëm.

“Thaçi dhe u përfshi te të djathtit për shkak të votuesve në anën e jo për shkak të bindjeve. Partia e tij ka marrë pjesë nëpër Kongreset e Partive Socialiste të Europës. Z. Thaçi dhe të tjerët që i njoh e kanë në shpirt Enver Hoxhën. Nuk ka kuptim të jetë një parti e qendrës së djathtë kur i kemi të njohura të gjitha këto elemente. Ka qenë një tendencë e PDK-së për të prishur ekuilibrin e anës së djathtë të spektrit politikë në Kosovë”, tha Kuçi. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit