9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lufta globale kundër inflacionit nuk ka përfunduar

Më të lexuarat

Në Turqi dhe Argjentinë, çmimet janë tepër të larta. Situata në Kinë gjithashtu mund të ndikojë në të gjithë botën.

Të gjithë janë të frustruar kur shohin çmimet e ushqimeve në supermarkete. Njerëzit në vendet me ekonomi të përparuara, të cilët ankohen për inflacionin njëshifror në vendin e tyre, nuk mund ta imagjinojnë situatën në Argjentinë dhe Turqi.

Në këto dy vende, inflacioni është përkatësisht mbi 90% dhe 60%. Duke cituar një turist në Buenos Aires, “të duket vetja si një grabitës i bankave kur shikon sasinë e parave që duhet të kesh me vete thjesht për të paguar biletën e një fluturimi” – një tufë me pesos, e trashë sa një tullë.

Me të dhënat e reja për çmimet e konsumit që u publikuan të enjten, SHBA po krijon një ide më të qartë lidhur me trendin e inflacionit. Por, teksa po rihapet pas pandemisë, situata në Kinë mbetet e rrezikshme për të gjithë botën.

Cilat janë arsyet që po ndikojnë në rritjen kaq të madhe të çmimeve, në dy prej pikave më të nxehta të inflacionit në botë? Kur mund të bien më në fund çmimet në këto dy vende dhe kudo tjetër?

Arsyeja e parë është gjendja e çuditshme në të cilën ndodhet aktualisht monedha e Argjentinës. Për turistët, përdorimi i kësaj monedhe është shqetësimi më i vogël i mundshëm. Për shkak të masave të rrepta qeveritare për kontrollin e monedhës, udhëtarët mund të përfitojnë një kurs këmbimi shumë më të favorshëm përmes burimeve jo-bankare, të tilla si Western Union (dhe në tregun e zi) sesa përmes bankave argjentinase.

Për këtë arsye, ka radhë të pafundme turistësh në pikat e Western Union, dhe kjo e ka bërë vendin edhe objekt talljeje nga të tjerët: tifozët brazilianë të futbollit së fundmi grisën kartmonedhat e pesos, të zhvlerësuara totalisht, për të tallur rivalët e tyre argjentinas.

Sigurisht, për argjentinasit, situata është shumë më e rëndë. Shkalla e varfërisë është rritur nga 25% në 40% gjatë viteve të fundit. Sipas fjalëve të një infermiereje, “një palë këpucë kushton sa gjysma e pagës sime”.

Ndërkohë në Ankara, norma e inflacionit prej 65% shënon faktikisht një përmirësim krahasuar me rritjen e çmimeve prej 85% me të cilën u përballën shtetasit turq pak kohë më parë. Gazetari Beril Akman shpjegon strategjinë e dyshimtë ekonomike që po ndiqet nga banka qendrore e vendit dhe presidenti Rexhep Erdogan.

Ndërkohë që vendet e tjera po rrisin me shpejtësi normat e interesit për të reduktuar aktivitetin në ekonomitë e tyre dhe për të ulur inflacionin, Turqia po bën të kundërtën, duke i mbajtur normat në nivele të ulëta dhe duke rritur pagën minimale. Pasojat e kësaj? Një tregtar në një dyqan lulesh në Ankara tregon për Akman se kostot e energjisë elektrike janë aq të larta sa ai ka zgjedhur të mos përdorë frigoriferin e tij.

Ekonomistja e Bloomberg, Selva Bahar Baziki, shpjegon se ndërkohë që inflacioni po dëmton popullin turk, “paratë misterioze” me origjinë nga Rusia po ndihmojnë për të zbutur situatën ekonomike atje, të paktën tani për tani.

Orlik thotë se inflacioni global arriti pikun në shifrën 10% në tremujorin e tretë të vitit të kaluar dhe ai duhet të bjerë në 5% deri në fund të këtij viti. Rreziku më i madh është se rritja ekonomike në Kinë do të shtohet tani që vendi po heq kufizimet e veta të  politikës “zero Covid”. Nëse kjo ndodh, inflacioni do të shkonte përsëri në drejtimin e gabuar, tha Orlik./monitor/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit