2.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Kush duhet ta pastroj femrën e vdekur dhe a lejohet që një jobesimtare ta pastroj muslimanen?

Më të lexuarat

Pyetje: Kush duhet ta lajë femrën e vdekur? A lejohet që një jobesimtare ta lajë muslimanen? Sa i përket lëshimit në varr, a kushtëzohet se duhet të jetë prej të afërmve, apo lejohet që ta marrë çdo njeri përsipër për ta futur në varr, sepse disa persona të cilët punojnë në varreza kanë për detyrë t’i futin njerëzit në varr. A lejohet që këta njerëz ta futin gruan në varr?

    Përgjigje: Femrën muslimane duhet ta pastrojë familja më e ngushtë, e kështu me radhë, megjithëkëtë lejohet që ta lajë çdo muslimane, edhe pse nuk është prej familjes së ngushtë. Gjegjësisht i lejohet edhe burrit ta lajë bashkëshorten e tij, po ashtu lejohet edhe e kundërta.

    Kurse sa i përket larjes së jobesimtarit ndaj muslimanit, nuk lejohet, sepse larja e të vdekurit është adhurim, e adhurimi nuk pranohet dhe nuk është autentik nga jobesimtari. Pyetja e tretë eshtë se kush ta lëshojë femrën në varr. Çdo muslimani i lejohet ta varrosë dhe ta lëshojë në varr femrën, edhe pse nuk është prej farefisit të saj.

    /Komisioni i përhershëm për feiva/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit