14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Kur arroganca mund të dëmtojë organizatën tuaj

Më të lexuarat

Kur bëhet fjalë për çështje të performancës, arroganca në vendin e punës është një problem i rëndësishëm për organizatat. Ka shumë arsye për të besuar se individët arrogantë paraqesin probleme të rëndësishme për kolegët, dhe për rrjedhojë, edhe për organizatat në tërësi.


Në një studim u zbulua se arroganca ishte e lidhur negativisht me performancën e punës. Me fjalë të tjera, sa më e lartë të ishte arroganca aq më e ulët ishte performanca e tyre në punë. Në një studim tjetër dëshmoi se arroganca në punë eshtë e lidhur negativisht me vetëvlerësim dhe proceset konjitive.

Në një artikull të botuar së fundmi në PsychologyToday theksohet se vartësit që kanë udhëheqës arrogant e vlerësojnë si jo të favorshëm mjedisin e tyre të punës, përjetojnë nivele më të ulëta të kënaqësisë në punë dhe të shumtën e kohës ndjehen si të djegur profesionalisht . Udhëheqësit arrogantë, në fakt, nuk janë superiorë; Sjelljet arrogante mund të kryhen si një fasadë për të maskuar paaftësinë ose vetëvlerësimet e tyre të ulta. Udhëheqësit arrogantë e kanë të vështirë të pranojnë kritikat dhe shpesh ata mund të jenë tepër optimistë në lidhje me mundësinë e suksesit, duke nënvlerësuar konkurrencën dhe mundësitë reale. Dhe të gjithën këtë e bëjnë për të qenë të vetëkënaqur!

Këtu janë disa këshilla për liderin arrogant:

  1. Bëhuni një udhëheqës i shkolluar, kërkoni vazhdimisht mënyra për të marrë reagime nga ata që punojnë me ju.
  2. Përdorni feedback-un e tyre për t’u bërë një udhëheqës më i suksesshëm.
  3. Mësoni të pranoni kritikat.
  4. Dëgjoni ata që punojnë për ju. Edhe në situatat kur besoni se keni më shumë njohuri.
  5. Vëzhgoni vazhdimisht sjelljet tuaja dhe reagimet ndaj atyre që ju rrethojnë për t’u siguruar që të mos jeni duke u dukur tepër i sigurt në vetvete. I sigurt deri në atë pikë sa po i bëni të tjerët të ndihen inferiorë.
  6. Lërini njerëzit e tjerë të marrin meritat që meritojnë për punën e tyre.
  7. Krijoni një mjedis ku njerëzit ju thonë atë që duhet të dëgjoni, jo atë që dëshironi të dëgjoni. psychologytoday
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit