10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kitaristi Macula lidhur me fjalimin e hoxhës Irfan “Kah je drejtuar o Shqiptari?!”

Më të lexuarat

Pas shumë reagimeve që u nxiten nga fjalimet hoxhës Irfan Salihu mbi moralin e femrës në Kosovë, Faton Macula i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij rasti.
Kitaristi nga Mitrovica, cili ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan:
”Një fjalë e hoxhës ka nxjerrë në pah shumë mllef të mbledhur në popull, e që po rezulton që më së paku ka të bëjë me të shprehurit e hoxhës. Çka do që ka thënë hoxha i nderuar edhe nëse ka qenë nga nervoza dhe më i ashpër në fjalim, nuk duhet kuptuar si njollosje e gjinisë femërore, përkundrazi kujdes ndaj femrës shqiptare.”
Tutje, ai ka shprehur brengosjen e tij lidhur me disa dukuri në shoqëri:
“ Vëllezër e motra, numri i fëmijëve të posalindur të braktisur është enorm viteve të fundit, e askujt nuk i lën përshtypje kjo. Shkurorëzimet poashtu kanë arritur numër që nuk do ishte paramenduar më herët. Tradhëtitë bashkëshortore kanë arritur në atë shkallë, sa që kur dëgjon që dikush që nuk e ka tradhëtuar partnerin asnjëherë, merret si hero. Çdo ditë një storie e re e tillë dëgjohet tek ne.
Kah je drejtuar o Shqiptari ?!
Kujt kjo dukuri duhet të i faturohet vëllezër e motra?
Unë e shoh këtë vetëm tek mungesa e edukatës familjare. Ju lutem mos e futni në këtë tani shkollimin, emancipimin, se kurrë më të shkolluar nuk kanë qenë shqiptarët se sot. Tradhëtia më së shumti është e shprehur në qarqet “e shoqërisë së ngritur”, “të emancipuar”. Këto dukuri nuk kanë qenë asnjëherë traditë shqiptare e aq më pak muslimane.
Hoxhës Irfan dhe hoxhallarëve të tjerë iu dëshiroj jetë të gjatë, dhe shumë ligjerata tjera edukative, se ata janë të vetmit që kujdesen për moralin e shoqerisë sonë dhe ju vërehet qartë në fytyrë hidhërimi ngase njerëzit kanë devijuar nga rruga e drejt. Ne muslimanët e quajmë devijim nga rruga e Zotit.
Ju quajeni rrugë e drejt, apo si të doni, por kjo rrugë e drejt në asnjë shoqëri nuk bazohet në imoralitet, gënjeshtra, hajni, tradhëti, mosrespekt, etj. “
Macula ka përmendur edhe politikanët e Kosovës, të cilët sipas tij, në këtë kohë do të duhej të merren edhe me rininë, “kanë dështuar”:
“ Shoh deputetet e Kosovës që kinse shprehin mllefin e tyre ndaj hoxhës dhe përkrahin femrën. Do i kisha lutur të mos i mbrojnë femrat, se ju vërehet se nuk e bëjnë me sinqeritet. Po të ishin të sinqerta do të kishin reaguar qysh moti kur iu janë cenuar të drejtat femrave për shkollim. Aty nuk e kanë ngritur zërin e tyre, bile janë bërë si të shurdhëra në atë temë. Dua të i informoj nëse nuk e kanë ditur atëherë, se edhe ato ishin femra poashtu, bile më të moralshmet e rinisë sot.
O vëllezër e motra kjo që është parë këto ditë nëpër mediume shumë qartë tregon që nuk ka fare të bëjë as me njollosjen kinse të femrës, por ka të bëjë me mllefin e këtyre “të emacipuarve” që të rinjët shqiptar me të madhe i kthehen rrënjëve islame. Por dua të i qetësojë “te emancipuarit” se mund të frustrohen edhe nga ky shkrim i imi. Jeni të painformuar, ose të manipuluar nga bombardimi medial islamofobist. Mos lejoni të iu imponojnë mendimin të tjerët.

Gjëja me çka Allahu na ka dalluar nga çdo krijesë tjetër është mendja. Nga islami nuk ka dëm, por vetëm dobi. E dobinë më të madhe e kemi tek pendimi. Pendimi i shlyen gabimet e kaluara tek Allahu.
Pra në asnjë mënyrë hoxhallarët këtë nuk e përjashtojnë nga ligjeratat e tyre.
Paramendoni mos të na kishte dhënë Krijuesi këtë mundësi. Po të kishte thënë çka do që bëni mbetet ashtu e regjistruar dhe nuk ka mundësi për korigjim dhe kërkim-falja nuk pranohet. A do kishte mundësi Krijuesi i gjithëçkaje ta bën këtë? Pa dyshime se po. Është autoritet i vetëm që nuk i jep llogari askujt. E kjo do të kishte qenë fatale për ne. Por Mëshira e Tij na e ka lënë këtë derë të hapur, për çka jemi falenderues pafundësisht.
Të kthehesh në rrugën e Allahut nuk mund të mbesësh njeri i keq edhe nëse ke qenë dikur, e as “rospi”, as gënjeshtar, e as hajn. “
Pra, mos na mësoni gjëra në të cilat ju vet nuk besoni. Nga mësimet e juaja ndoshta duhet edhe të kemi kujdes që hajnin të mos e quajmë “hajn” se mund të preket. E mos gaboni vrasësin ta quani “vrasës”, se mund të ofendohet, e ndoshta edhe të ju padit. Se ju “të emancipuarit” na mësoni që të gjithë, çfarëdo mënyre të jetesës që kanë zgjedhur ta jetojnë, duhet të respektohen. Allahu ju udhëzoftë!”, përfundon ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit