“Marrëveshja për këtë çështje u arrit gjatë kontakteve tona telefonike me administratën amerikane. Nga ana e tyre, përfaqësuesit amerikanë ishin në kontakt me Kievin”, tha Ushakov
Yury Ushakov, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin, ka konfirmuar një armëpushim tre-ditor dhe shkëmbim të të burgosurve mes Moskës dhe Kievit, të njoftuar më herët nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Ushakov konfirmoi “pranimin” e kësaj nisme për Moskën në emër të presidentit Putin.
“Marrëveshja për këtë çështje u arrit gjatë kontakteve tona telefonike me administratën amerikane. Nga ana e tyre, përfaqësuesit amerikanë ishin në kontakt me Kievin”, tha Ushakov.
Ai shtoi se marrëveshja vjen pas një bisede telefonike mes presidentëve Putin dhe Trump, gjatë së cilës të dy “theksuan se vendet tona ishin aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe diskutuan gjithashtu mundësinë e një armëpushimi gjatë festimeve të Ditës së Fitores”.
Më herët, Trump në rrjetet sociale tha se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për armëpushimin dhe një shkëmbim të të burgosurve në raportin 1.000 për 1.000, duke shprehur vlerësim për pranimin e marrëveshjes nga presidenti Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Zelenskyy gjithashtu konfirmoi armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve, duke falënderuar Trumpin dhe ekipin e tij për “angazhimin e tyre produktiv diplomatik”.
