11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Kalın: Rivendosja e lidhjeve Turqi-BE është e mundur

Më të lexuarat

Drejtësia, barazia, besimi dhe respekti, në vend të standardeve të dyfishta dhe manovrave politike, mund të rivendosin marrëdhëniet Turqi-BE”, shkroi Kalın

ANKARA (AA) – Standardet e dyfishta dhe manovrat politike duhet të zëvendësohen me zbatimin e drejtësisë, barazisë, besimit dhe respektit, në mënyrë që të bëhet një rivendosje e marrëdhënieve Turqi-BE, shkroi të martën zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e Kalın-it janë bërë në një opinion të shkruar për të përditshmen turke “Daily Sabah” me titull “Marrëdhëniet Turqi-BE: A është e mundur rivendosja?”.

“Vlerat e drejtësisë, barazisë, besimit dhe respektit, në vend të standardeve të dyfishta dhe manovrave politike, janë thelbësore për të krijuar një klimë të re, brenda së cilës është e mundur rivendosja e marrëdhënieve Turqi-BE”, shkroi ai.

Kalın theksoi se problemet ndërmjet Turqisë dhe BE-së kishin ndikuar në marrëdhëniet midis shoqërive muslimane dhe perëndimore, “në një kohë të krizave globale, nativitetit shkatërrues, racizmit të pakontrolluar dhe rritjes së dëshpërimit në mbarë botën”.

“Është e pamundur të bëjmë promovimin e paqes në botë dhe të gëzojmë respektin kulturor dhe bashkë-ekzistencën në rrafsh global, nëse bota islame dhe ajo perëndimore nuk ulen bashkë për të menaxhuar dallimet që kanë mes vete dhe të punojnë për të mirën e përbashkët në botë”, shkruan ai.

Në shkrimin e tij, Kalın thotë se Turqia dëshiron një “qasje më konstruktive”, ndërsa populistët evropianë thotë se targetojnë kulturën turke, lidërët e saj të zgjedhur dhe intereset e shtetit, ndërkohë që përkujtoi mesazhin e Erdoğanit “të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona”.

Ai vuri në dukje ngritjen e ekstremit të djathtë në Evropë si pengesë për ringjalljen e marrëdhënieve Turqi-BE.

Kalın gjithashtu vuri në dukje se anëtarësimi i Turqisë në BE ishte një qëllim strategjik i saj, që bëhet për arsye politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Turqia refuzon standardet e dyfishta, kërcënimet dhe armiqësitë e hapura, pavarësisht rolit të saj të rëndësishëm për sigurinë e Evropës, thotë ai.

“Kjo është një e vërtetë edhe me marrëveshjen Turqi-BE për migrantët dhe liberalizimin e vizave të Shengenit, të cilat duhej t’u jepeshin shtetasve të Turqisë shumë vite më parë”, ka shkruar Kalın, i cili thotë në fund se “është e padrejtë që dështimi i Evropës për të përmbushur zotimet e marra të trajtohet si çështje e vogël, ndërkohë që të akuzohet Turqia se prishë punët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit