22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Evropa duhet të reagojë kundër anti-islamizmit dhe anti-Turqisë”

Më të lexuarat

Çelik vuri në dukje se ata të cilët kanë mbetur të “heshtur” kundër armiqësisë ndaj Islamit ose qëndrimit anti-Turqi si dhe ata të cilët iu janë bashkuar kësaj, e kanë ftuar të djathtën ekstreme në shtëpitë e tyre

ANKARA (AA) – Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Ömer Çelik, duke vënë në dukje rrezikun e fashizmit dhe të së djathtës ekstremiste në Evropë tha se “Evropa për një luftë të vërtetë kundër këtij rreziku duhet të fillojë punën duke qëndruar kundër anti-islamizmit dhe anti-Turqisë. Në të kundërtën muret e ‘padukshme’ do të zëvendësohen me muret e dukshme dhe ato të cilat kanë tela me gjemba, e që janë në pritë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter, ministri Çelik tha se me vite të tëra po paralajmërojnë për rrezikun e së djathtës ekstreme dhe të fashizmit që fshihet prapa saj.

Çelik vuri në dukje se ata të cilët kanë mbetur të “heshtur” kundër armiqësisë ndaj Islamit ose qëndrimit anti-Turqi si dhe ata të cilët iu janë bashkuar kësaj, e kanë ftuar të djathtën ekstreme në shtëpitë e tyre.

“Rreziku për njerëzimin dhe demokracinë është i madh. Për këtë arsye nuk është e mundur që politika e Evropës ta mbrojë demokracinë pa e luftuar armiqësinë ndaj Islamit dhe qëndrimet anti-Turqi. Rrënimi i Murit të Berlinit ishte një pikë revolucionare për demokracinë dhe integrimin e Evropës. Përkundër kësaj mendohej se kërcënimi do të vijë jashtë Evropës. U bë e kundërta. Brenda Evropës u shtuan dhjetëra ‘Mure ideologjike të Berlinit’. Ngritja e së djathtës ekstreme dhe moslidhja e çështjes së refugjatëve me një politikë njerëzore ka shumuar ata të cilët duan ta ndajnë Evropën me ‘mure ideologjike’. Gjatë një viti ne po paralajmërojmë kundër ‘mureve ideologjike të Berlinit’”, është shprehur Çelik.

Çelik duke rikujtuar deklaratën e Presidentit të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, në festën e 27 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë të organizuar në Mainz, se “më 24 shtator pamë qartazi se janë formuar muret tjera” (duke iu referuar daljes të së djathtës ekstreme me një numër të madh të votave), tha se ky zhvillim që ai e cilëson si “muret ideologjike të Berlinit”, ka tërhequr vëmendjen edhe të presidentit gjerman.

“Ne po paralajmërojmë për këto mure ideologjike të Berlinit. Rreziku është rritur, mbyllja e syve kundër anti-islamizmit dhe qëndrimit anti-Turqi u ka dhënë fuqi mjeshtërve të këtij muri. Evropa për një luftë të vërtetë kundër këtij rreziku duhet të fillojë punën duke qëndruar kundër anti-islamizmit dhe kundër anti-Turqisë. Në të kundërtën muret e ‘padukshme’ do të zëvendësohen me muret e dukshme dhe ato të cilat kanë tela me gjemba, e që janë në pritë. Evropa ndodhet në njërën prej kthesave më kritike për ngritjen e valës së politikës demokratike të vërtetë kundër krimeve të urrejtjes”, është shprehur Çelik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit