22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kosova dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

Më të lexuarat

Akarca tha se duke filluar nga presidenti i Republikës së Turqisë dhe instancat më të larta të shtetit të Turqisë dhe të gjitha institucionet shtetërore do të jenë pranë popullit dhe shtetit të Kosovës

PRISHTINË (AA) – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, dhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, takuan Kryeprokurorin e Shtetit të Turqisë, Mehmet Akarca dhe Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjës ministri Tahiri në një prononcim për media tha se vizita e kryeprokurorit Akarca po bëhet në një kohë dhe në zhvillimin e raporteve të Republikës së Kosovës me Republikën e Turqisë në fushën e drejtësisë.

“Ju jemi shumë mirënjohës Republikës së Turqisë, presidentit të Republikës së Turqisë për angazhimin e tij në përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në angazhimin e e shtetit turk në sjelljen e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës”, tha Tahiri.

Ndersa, kryeprokurori i Shtetit të Turqisë, Mehmet Akarca theksoi se ndodhet në Kosovë me ftesën e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi duke theksuar se ka zhvilluar takime të rëndësishme edhe me ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Akarca tha se duke filluar nga presidenti i Republikës së Turqisë dhe instancat më të larta të shtetit të Turqisë dhe të gjitha institucionet shtetërore do të jenë pranë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Me një theks të veçantë në marrëdheniet e veçanta historike në mes të shtetit të Kosovës dhe Turqisë, Akarca theksoi se ndjehet i lumtur për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

“Jemi të bindur që kjo vizitë do të shërbejë edhe më tepër në thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë në mes të institucioneve të drejtësisë së Kosovës dhe Turqisë”, tha Akarca.

Ndërsa, Akarca tha se ndjehet i lumtur që janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë së shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste si PKK, DEASH dhe FETO.

“Theksova se Turqia është duke i vazhduar hetimet në mënyrë të paanshme dhe të pavarur brenda suazave ligjore duke marrë parasysh parimet universale të drejtësisë. Tek miqët tanë përcollëm dëshirat tona që të na ndihmojnë me procedimin e veprave ilegale të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO që janë aktuale kudo në botë”, tha Akarca.

Duke theksuar se në takim me ministrin dhe kryeprokurorin kanë folur edhe për bashkëpunimin në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve kosovarë në Turqi, Akarca bëri të ditur se edhe në të ardhmen ata do të kenë mundësinë që të përfitojnë përvojë në shtetin e Turqisë.

Ndërsa, kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi tha se me Akarca kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes të akademisë së drejtësisë së kosovës dhe Turqisë që prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës të përfitojnë njohuri nga shteti Turk me trajnime të ndryshme.

Lumezi duke bërë të ditur se është biseduar edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në sferën e drejtësisë theksoi se Kosova do të japë ndihmën e saj ndërkombëtare juridike ku Turqia do të ketë nevojë por po ashtu edhe Kosova duke bërë kërkesat për rastet e hetuara në Kosovë do të kërkojë ndihmën e Turqisë.

“Një ndër temat e rëndësishme për të cilat kemi bidesuar ka qenë edhe rrezikimi i sigurisë nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm dhe jemi dakorduar që në ato raste të ngrisim dhe të zhvillojmë edhe më shumë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, Institucionit të Prokurorit të shtetit të Kosovës dhe Turqisë dhe po ashtu t’i bashkërendisim veprimet me institucionet e tjera zbatuese të ligjit me qëllim që t’i luftojmë këto dukuri negative”, tha Lumezi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit