PYETJA:
I nderuari hoxhë! Është e njohur se sutra e imamit njëherësh është edhe sutra e muktediut (pra e falësit) të cilët falen pas imamit. Mirëpo, kur imami jep selam, disa ngrihen për të falur atë që u ka ikur prej namazit, atëherë sutra e imamit a është edhe më tej sutra e tyre apo duhet të vendosin sutër të те?
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Kur imami jep selam, atëherë atij që i ka kaluar diçka prej namazit ngrihet për t’u falur, në të vërtetë, ky trajtohet sikurse ai që falet i vetëm (munferid). Është obligim që të ndalohet secili që përpiqet të kalojë përpara tij për shkak të urdhrit të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem). Ajo që disa falës nuk i ndalojnë të tjerët të kalojnë para ty-re, kjo ndodh për shkak të mosnjohjes së dispozitave apo për shkak se mendojnë se ende janë muktedij. Mirëpo, pasi që të ngrihen për t’u fa-lur, ata duhet ta ndalojnë secilin që përpiqet që të kalojë para tyre.
Shejh ibën Uthejmini
