Dhjetë rregulla kuranore për përdorimin e rrjeteve sociale

Më të lexuarat

Dr. Amir Elhumejsi

Në një kohë kur një fjalë, koment apo shpërndarje mund të arrijë te mijëra njerëz brenda sekondash, besimtari duhet ta ketë Kuranin udhërrëfyes edhe në botën virtuale.

✅ Verifiko lajmet para se t’i shpërndash.
✅ Mos u tall me të tjerët dhe mos i poshtëro ata.
✅ Mos spiunoni dhe mos ndiqni të metat e njerëzve.
✅ Mos përgojo askënd në mungesë.
✅ Mos pëlqe dhe mos shpërnda të pavërtetën.
✅ Largohu nga fyerjet dhe nofkat nënçmuese.
✅ Mos i këshillo të tjerët duke harruar veten.
✅ Mos u mburr me devotshmërinë dhe veprat e tua.
✅ Mos përhap lajme që shkaktojnë frikë e përçarje.
✅ Kujto se Allahu e sheh dhe e regjistron çdo fjalë që shkruan.

🌿 Para çdo publikimi, komenti apo shpërndarjeje, pyete veten:

A do të jem i kënaqur që këtë fjalë ta gjej në peshoren e veprave të mia Ditën e Gjykimit?

﴿ مَا يَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ ﴾

“Ai nuk shqipton asnjë fjalë, veçse pranë tij është një mbikëqyrës i gatshëm.” (Kaf: 18)

🤲 Allahu na bëftë prej atyre që e përdorin gjuhën, pendën dhe rrjetet sociale në atë që e kënaq Atë.

 

Përktheu: Hoxhë Nehat Ajeti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit