19.7 C
Pristina
E hënë, 19 Korrik, 2021

Justifikimi për shkak të kujdesit të madh

Më të lexuarat

Mund të gjesh persona që thonë: Njerëzit janë egërsira, prandaj nuk i duhet besuar askujt!

Shkaku i këtij konkluzioni, është se brenda një personi te tillë gjendet një frikë e madhe nga marrëdhënia me njerëzit. Ai ka frikë të vihet në lëvizje e të përparojë; ai influencohet nga njerëzit, dhe ata influencohen prej tij. E kur i thua këtij që eja të ndërmarrim një projekt të caktuar, ai të thotë: Mos e bëj këtë sepse xhaxhait tim i ka ndodhur kështu, e dajës i ka ndodhur ashtu, etj… e përpiqet të ndikojë tek ti negativisht, sepse kujdesi i tij e tepërt dhe frika e tij e madhe ndikojnë negativisht në të, duke e bërë atë një njeri të mjerë në jetën e tij bashkëshortore, me bijtë e bijat e tij, dhe të mjerë edhe në jetën e tij personale dhe shoqërore; kurrë nuk përparon, dhe refuzon çdo propozim që mund ta ndihmojë të përparojë, e këdo që ai e njeh, i thotë që “Kujdes, se kjo është diçka shumë e vështirë”… dhe vërtetë, këto fjalë të tij ndoshta ndikojnë te ti. Kujdesi i tepërt bën që frerët e mendjes së tij ta ndalojnë nga përparimi, nga suksesi dhe nga futja në përdorim e aftësive të tij të pakufishme, në çfarë do lloj pune që i vlen.

Tani, le të pyesim:

A mundet që gjithë këto justifikime, arsyetime dhe frerë mendor të ndikojnë tek njeriu?

Përgjigjja është: Sigurisht që ato ndikojnë.

Kur njeriu nuk resht duke i thënë vetvetes justifikime psikologjike, fizike, ekonomike ose shoqërore, ose deri edhe shpirtërore, a beson ti se pas gjithë kësaj, ai person do të mund të përparojë?!

Gjendet një kurs trajnimi që unë e kam emërtuar “Kursi psikologjik për sëmundjen e justifikimeve”. Në fakt, këto justifikime tek ai person, filloj në të dalin prej tij si pa e ndier. Vetë ai vendos ta përdorë një justifikim të caktuar, në mënyrë që njerëzit të mos tallen me të ose të mos e përçmojnë, e kjo e pengon atë nga përparimi, dhe vërtetë pastaj ai bëhet ose invalid, ose i sëmurë, ose i varfër, ose me ndonjë problem tjetër. Pikërisht si dikush që fillon të bëjë doktoraturën, pastaj për ndonjë arsye ai nuk mund ta plotësojë këtë projekt, prandaj fillon e i gënjen njerëzit duke u thënë se nuk i ka paratë e nevojshme për këtë projekt, ose se është i sëmurë, ose shkaku është universiteti që i ka bërë padrejtësi dhe e ka përzënë pa asnjë arsye dhe tani ai nuk mund të bëjë dot asnjë lëvizje… Në vend që të lëvizë e të ecë përpara, ai fillon të zgjedhë justifikime të ndryshme, të cilat e pengojnë nga përparimi dhe nga suksesi.

Faza e parë e “sëmundjes së justifikimeve”, është vendimi i tij për të nxjerrë një justifikim, pastaj faza e dytë ku zgjedh justifikimin që do të përdorë, pastaj vjen faza e tretë që është përdorimi faktik i këtij justifikimi.

Përderisa ai zgjedh një justifikim, ai patjetër që do ta përdorë atë. Dhe sa më shumë që e përdor atë justifikim, aq më shumë ky justifikim rritet në zemrën e tij, dhe aq më shumë vazhdon ta përdorë atë. Pastaj kjo gjë i bëhet diçka e zakontë, sepse çfarëdo që ne e bëjmë në jetë për herë të parë, truri e regjistron atë veprim brenda tij, dhe kur kjo gjë përsëritet, truri e regjistron atë edhe më mirë se herën e parë, dhe pas çdo përsëritjeje, e regjistron atë në një mënyrë edhe më të mirë.

Kështu ndodh edhe kur njeriu vendos dhe zgjedhë një justifikim, dhe e përdor atë, pastaj e përsërit; kjo gjë bëhet zakon tek ai person, dhe rritet brenda tij, e sa herë që ai përpiqet ta ndalojë këtë zakon, nuk mundet, sepse ai më parë e ka bindur vërtetë vetveten me të, dhe e ka përdorur. Pra, që nga vendimi… për tek zgjedhja… pastaj te përdorimi… pastaj përsëritja… modifikimi… dhe më pas bindja.

Më kujtohet një shok që studionte me mua në institutin e hotelerisë, dhe ai gjithmonë u thoshte njerëzve se kishte fituar brezin e zi në karate. Unë isha më se i bindur se ai nuk kishte ushtruar karate kurrë në jetën e tij. Por, ai i bindte njerëzit se ishte mjeshtër në karate.

Pastaj, ngaqë fliste shumë për këtë çështje, ai arriti ta bindte edhe veten e tij se vërtetë ishte mjeshtër në karate. Pastaj ai filloi të imitonte Bruce Lee dhe të përformonte disa nga lëvizjet e karatesë përpara njerëzve, dhe si rezultat e besoi edhe vetë atë që fliste. Gjithashtu ai përpiqej t’i frikësonte edhe njerëzit, duke shtuar se nuk donte të lëndonte askënd.

Një ditë unë po hyja në institut, dhe atë ditë isha me vonesë, dhe isha me një makinë sportive, e kur po hyja atje, gjeta një grup të rinjsh që po e rrihnin këtë shokun tim. Unë nuk pata mënyrë tjetër ta shpëtoja prej tyre përveç se të ecja me shpejtësi me makinën time drejt tyre, e të gjithë ia mbathën duke e lënë atë, pasi që gati e kishin lënë pa jetë.

Atëherë e këshillova të hiqte dorë prej atyre gënjeshtrave, dhe të fillonte të mësonte vërtetë sportin e karatesë.

Pra, çfarë do lloj gjëje që ti ia thua vetvetes, ajo do ta pranojë atë, e pastaj ajo gjë bëhet pjesë e jotja. Nëse njeriu i jep vetes një justifikim, ajo e pranon atë justifikim. Për shembull, nëse njeriu e bind veten se është i sëmurë, ai do të thotë: Duhet të shkoj të vizitohem tek mjeku… Jam i sëmurë… Nuk mund të lëviz as të punoj.

Dhe kur e bind veten me këtë, zakoni i tij i përditshëm do të bëhet interesimi për t’u shëruar prej diçkaje që në fakt nuk e ka. Argument për këtë janë të dhënat statistikore nga një universitet që tregojnë se nëntë nga dhjetë persona shkojnë te mjeku pa qenë të sëmurë vërtetë, por vetêm për të qetësuar vetveten e tyre, ose ngaqe u duket se janë të sëmurë, dhe që në fakt nuk janë.

Personi që thotë se ka sëmundje psikologjike, e bën këtë sepse i vë vetes së tij frerët e sëmundjes… “justifikimi i gjendjes psikologjike”. Kjo gjendje ka mbërritur në fazën e ciklit psikologjik, deri sa ka arritur në “sëmundjen e justifikimeve”, dhe pas sëmundjes së justifikimeve, ai e mbështet veten e tij në këtë çështje, derisa të mbërrijë në fazën e konsolidimit, pastaj fillon ta mbësh tesë vetveten, derisa dikush e zbulon dhe i thotë se “ti e humbet kohën, ose se je gënjeshtar”, e ai ia kthen se “ti nuk di gjë, se ti nuk e di se çfarë kam unë, se unë jam i sëmurë dhe kam këtë e atë sëmundje…”.

E përderisa ai i ka dhënë vetes një justifikim, ai do ta mbrojë atë justifikim, dhe përderisa ai e ka bindur veten për këtë, dhe e ka përdorur, e ka përsëritur dhe konsoliduar këtë justifikim, ai do të mbërrijë në fazën e fundit të cilit psikologjik, që është “të bërit zakon të kësaj gjëje”. E përderisa atij i është bërë zakon ky justifikim, gjithë ajo që ai bën, është përmendja e justifikimeve të tij përpara njerëzve.

Si rezultat, a mendon se një person i tillë mund të ecë përpara?! A mund të zhvillohet ai?! A mundet të arrijë sukses?! A mundet ai t’i realizojë synimet e tij?!

Përgjigjja është një “jo” e madhe.

Ky person, në këtë rrugë që ka marrë, forcohet dhe aftësohet në fakt vetëm në paraqitjen e justifikimeve, dhe pa e ndier, ai fillon t’i përdorë aftësitë dhe forcat e veta kundër vetvetes së tij, derisa të bjerë në depresion. Prandaj është thënë në të kaluarën: “Mos e bëj veten të sëmurë pa qenë, e të sëmuresh vërtetë pastaj, e të vdesësh për atë shkak.” …Duke u bërë i sëmurë pa qenë, njerëzit nuk e dinë të vërtetën, prandaj do të vij në të të vizitojnë për shkak të fjalëve që ke për hapur ti, e ata do të ndjejnë keqardhje për ty. Ti do të dëgjosh fjalët e tyre që shprehin keqardhje dhe mëshirë, e pastaj, pasi ata të largohen, a do to ndjehesh i lumtur nga ato fjalë?! Çfarë do t’i thuash vetes? Patjetër që do të presësh të nesërmen që njerëzit të vijnë sërish e të thonë të njëjtat fjalë, dhe si pasojë, do të bindesh edhe vetë se je vërtetë i sëmurë, dhe mendja jote njerëzore do të të bindë se je vërtetë i sëmurë.

Ky është kursi i ndjekur nga të sëmurët e justifikimeve: Vendimi… pastaj zgjedhja… pastaj përdorimi… pastaj modifikimi… pastaj përsëritja… pastaj bindja… pastaj konsolidimi… pastaj bërja zakon.

Atë justifikim tani fillon ta përdorë një sistem i plotë, i cili do ta ndalojë jetën tënde të ecë përpara dhe të zhvillohet. Imagjino sikur je duke shkuar të hipësh në tren, dhe rrugës të qëllon të vonohesh… A do të të presë ty treni?! Sigurisht që jo! Treni është përparimi dhe zhvillimi. Nëse vonohesh, nuk do të mund të përparosh. Koha do të vazhdojë dhe nuk do të të presë ty. Ndryshimi do të ndodhë vërtetë, do apo nuk do ti.

Nëse ti nuk ndryshon, ndryshimi gjithsesi do të ndodhë… dëshiron ti apo nuk dëshiron. Koha kalon… lëvize ti apo nuk lëvize. Treni që kaloi është mosha jote, e cila kalon dhe nuk kthehet më. Ka ardhur koha që ta lësh sëmundjen e justifikimeve e të mos i përdorësh më ato, sepse pas sëmundjes së justifikimeve vjen një fazë tjetër, që është faza e dhimbjes.

Programimi i mëparshëm me të cilin e ke programuar vetveten tënde, dhe të cilin e fitove nga bota e jashtme, e me të cilin e binde veten tënde, si edhe përdorimi i sëmundjes së justifikimeve, në fakt fillon me programimin e mëparshëm… vazhdon me përsëritjen… dhe mbërrin tek zona e rehatisë dhe e sigurisë.

Po të sjell një shembull të thjeshtë…

Nëse një bretkosë e vendos në një enë me ujë të nxehtë. Sapo ta vendosësh ajo menjëherë hidhet jashtë enës, sepse ajo e ndjen ndryshimin e menjëhershëm të ambientit. Por nëse bretkosën e vendosë në një enë me ujë dhe nxeni ujin gradualisht, do të shihni një gjë interesante: bretkosa do përshtatet me temperaturën e ujit, mb tet brenda dhe vazhdon të përshtatet me rritjen e temperaturës. Por kur uji bëhet valë, bretkosa do të donte të dilte nga ena, por dështon sepse është tepër e dobësuar dhe e lodhur për shkak të përpjekjeve që ka bërë për t’iu përshtatur temperaturës.

Disa do të thoshin se ajo që vrau bretkosën ishte ujë i valë… por jo, çfarë e vrau bretkosën ishte paaftësia e saj për të vendosur se kur duhet të hidhej jashtë.

Ky shembull ngjan me gjendjen e shumë njerëzve, të cilët sapo i vë në një pozicion të caktuar, gjen se ata mësohen me të… pastaj u bëhet zakon të justifikohen, e përsërisin këtë programim të mëparshëm, duke e bindur vetën dhe të tjerët për çfarë thonë, derisa arrijnë në zonën e rehati së, dhe derisa t’i gjesh të jenë zier si ajo bretkosa. Kështu ndodhin zakonet dhe kështu formohen dhimbjet, këto dhimbje personale që vijnë për shkak të frerëve mendorë, siç bëjnë frerët e makinës, të cilët e ndalojnë makinën të ecë përpara.

Bashkë me dhimbjen ndodh edhe një gjë shumë e rëndësishme, të cilën e kam përmendur në shkencën e Dinamika e përshtatjes nervore. Këtë e kam quajtur “Ora e jetës”… Kjo ka të bëjë më atë se njeriu kur lindet, lindë me pafajësi të plotë, pastaj që në atë moshë shumë të vogël, ai fillon të përballet me sfidat në këtë jetë, të sëmuret për shembull… ose të përballet më frikën e rënies në tokë, ose të ndjejë vetmi dhe kërkon që nëna e tij të jetë vazhdimisht pranë tij. Këto janë sfidat e para më të cilat njeriu përballet në fillim të jetës se tij. Pastaj kur ai rritet, këto sfida bëhen të një lloji tjetër, dhe më të mëdha. Sfidat vazhdojnë ta shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës së tij.

Pastaj ndodh pika e ndryshimit, atëherë kur njeriu arrin në fazën e vetëdijesimit, kur ai arrin të kuptojë plotësisht se ka kaluar një periudhë të vështirë, dhe se ishte vetë ai që i kishte aktivizuar frerët e trurit të tij, dhe bëhet i ndërgjegjshëm ka qenë duke përdorur një nga sëmundjet e justifikimeve, siç janë sëmundja e gjendjes psikologjike, ose sëmundja e gjendjes ekonomike, ose semundja e gjendjes shoqërore, siç i kemi përmendur më përpara. Sapo njeriu arrin ta kuptojë se diçka brenda tij nuk është normale dhe se duhet ndryshuar, ai fillon ta ndryshojë dhimbjen në forcë dhe në aftësi. Për shembull, kemi një person i cili thotë: “Unë nuk mund të jetoj më kështu, prandaj duhet të ndryshoj! Kam vendosur të jem më i mirë. Nëse dikush mund të bëjë diçka, pse unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë?”

Dhe si rrjedhojë, ai vazhdon të ndjejë vazhdimisht dhimbje për gjendjen në të cilën ai është. Kjo dhimbje dhe rënie morale, e bën atë të shpërthejë nga brenda dhe të ecë përpara, ashtu siç ndodh kur i ngre frerët e dorës në makinë, pastaj i jap gaz fort, e pastaj papritur i lë frerët, dhe vëren se makina u hodh përpara dhe u përplas përtokë. Pastaj ky person vëren se edhe ai ka të drejtë të jetojë e të jetë i lumtur, prandaj fillon të kërkojë dhe të gjejë shembuj të pafund ndër filozofët, ose dijetarët, ose ndër njerëzit e suksesshëm në përgjithësi, të cilët në një periudhë të jetës së tyre i kishin pasur të gjitha shkaqet dhe justifikimet për ta braktisur plotësisht realizimin e qëllimeve të tyre, por që fakt ata kishin vendosur t’i përdornin aftësitë dhe fuqitë në realizimin e synimeve të tyre.

Një person i quajtur Lee Iacocca, punonte tek Henry Ford. Pastaj, një ditë, mes tij dhe Henry Fordit ndodhi një konflikt, dhe si rezultat, në vitin 1978 Ford e përzuri nga puna. Lee Iacocca doli që aty dhe në vetvete u betua se do të vinte dita që edhe ai të zotëronte një kompani më të fortë dhe më të madhe se kompania Ford, ku madje edhe Ford vetë do ishte si xhuxh para saj…

Pastaj, kompania Chrysler i ofroj punë Lee Iacocca-ës, dhe ai pranoi. Kompania Chrysler ato kohë ishte e mbytur në borxhe.

Lee Iacocca filloi të mendonte sesi ta nxirrte këtë kompani nga kjo gjendje e rëndë ekonomi ke në të cilën ndodhej. Mendimet e tij e çuan në gjetjen e një njeriu të specializuar në këtë çështje, pikërisht Michael Lee, i cili ishte specialist në trajtimin e këtyre problemeve të mëdha.

Gjëja e parë që Michael Lee bëri, ishte mbyllja e të gjithë sektorëve që nuk kishin ndonjë dobi të madhe, dhe interesimi i fuqizimit vetëm i atyre sektorëve që realizonin prodhimin e duhur.

Pas këtij hapi, Lee Iacocca duhej patjetër të gjente një mënyrë për sigurimin e parave të duhura për t’u ngritur edhe një herë tjetër. Të gjitha bankat refuzonin t’i jepnin borxh, ngaqë e dinin gjendjen e vështirë ekonomike të kompanise Chrysler. Lee Iacocca gjeti një mënyrë tjetër të menduari, dhe ai iu drejtua drejtpërdrejtë kongresit amerikan, që të merrte borxh prej tij. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës aso kohe ishte Ronald Regan.

Lee Iacocca i tha qeverisë: Ose ju të më jepni borxh 5 miliardë dollar, ose brenda disa ditësh ju do të keni 650 mijë punëtorë të papunë në rrugë, dhe do t’ju duhet juve që të paguani për ta.

Qeveria nuk pati ç’të bënte tjetër, vetëm t’ia jepnin borxhin që ai e kërkoi. Pastaj ai filloi të zbatonte strategjinë të cilën e kishte planifikuar më përpara; i mbylli sektorët të cilët nuk kishin ndonjë dobi të madhe, dhe u fokusua vetëm tek sektorët e rëndësishëm të kompanisë. Gjatë analizës u vu re se një numër i madh njerëzish nuk bënin pothuajse asgjë, prandaj ai e shkurtoi numrin e tyre. Pastaj bëri planifikimin e brendshëm të punës, e gjithashtu punoi për një zgjerim horizontal. Pastaj, ai filloi të mendonte të bënte diçka të re, në mënyrë që të tërhiqte klientët, dhe kështu ata prodhuan makinën e parë folëse në botë, të cilën e quajtën “E-class”. Kjo makinë shqiptonte vetëm 12 shprehje, si për shembull: “Karburanti po mbaron!”, ose: “Kujdes! Dera është e hapur!”, e gjera të ngjashme. Si rezultat, kjo makinë fitoi pëlqimin e një audience të gjerë dhe u shitën rreth 14 milion makina vetëm në tre muaj, duke bërë që ata të mund t’i paguanin të gjitha borxhet në më pak se 5 vjet.

Kur Lee Iacocca u ftua në televizionin CNN dhe u pyet sesi arriti ta bënte gjithë këtë, ai tha: “Gjëja e parë është të kuptuarit. Kisha një vetëdije të plotë se ekzistonte diçka që nuk shkonte normal në këtë kompani, dhe kjo më bëri të filloja një planifikim, një vlerësim dhe pastaj një ndryshim të gjithë punës. Pastaj gjeta personin e duhur, i cili të më ndihmonte ta zbatoja këtë plan. Pastaj ishte radha e shpikjes se diçkaje të re, pastaj radha e veprimit strategjik, pastaj testimi dhe zbatimi, pastaj vlerësimi dhe modifikimi, pastaj një testim tjetër, pastaj vlerësimi dhe modifikimi i këtij testimi të ri, dhe kështu me radhë.

Pastaj kërkohet një vazhdueshmëri e pjesës së brendshme dhe i asaj të jashtme, pastaj një shërbim i mirë i klientëve, dhe një kërkim në atë se si të fitojmë besimin e klientëve, dhe se si t’i befasojmë ata gjithmonë, me gjithçka inovative.”

Në këtë mënyrë, kjo kompani u bë një nga më të mëdhatë dhe një nga më të fortat e 5 kompanive në botë.

Dhe pasi Lee Iacocca kishte dalë në pension, vendin e tij si drejtor në atë kompani e kishte marrë dikush tjetër, e kompania ra në vendin e 36 në nivel botëror, pasi që më parë kishte qenë mes 5 kompanive më të mëdha botërore. Shkaku për këtë ishte ndalimi dhe mosvazhdueshmëria e punës këmbëngulëse.

Në sytë e njeriut të suksesshëm është gjithmonë dëshira e zjarrtë. Të gjithë ne mund ta realizojmë këtë lloj suksesi, me kusht që ta kemi brenda nesh këtë dëshirë të zjarrtë.

Eja tani të shikojmë historinë e Muhamed Ali. Dikur, ai ishte një i ri në moshë të njomë, që jetonte në një vend i cili vuante nga ndarja racore. Ky i ri ëndërronte të ishte një nga kampionet më të mëdhenj të botës në sportin e boksit. Ndërkohë që njerëzit ndoshta edhe talleshin me të, ai i vazhdonte përpjekjet e tij. E rrahën disa herë, por ai i vazhdonte përpjekjet në ushtrime dhe stërvitje, dhe vërente me kujdes lëvizjet e e lojtarëve të tjerë të boksit: lëvizjet e këmbëve të tyre… të duarve… të syve… frymëmarrjet e tyre. Ai humbi disa herë në ndeshjet që bëri, por pas kësaj arriti të dilte fitimtar, derisa arriti të vihej përballë vetë George Foreman-it, përpara atij burri të cilit ia kishin frikën të gjithë, sepse goditja e tij ishte më e fortë se goditja e kalit. Muhamed Ali në fakt kishte frikë të luante përballë tij, e megjithatë e sfidoi dhe e pranoi ndeshjen, por humbi. George Foreman i shkaktoi plagë të shumta, përfshirë 12 qepje në fytyrë… e goditi në nofull, ia theu krahun, dhe Muhamed Ali hyri në spital në gjendje shumë të rëndë. Njerëzit e këshilluan të mos e bënte më këtë lloj sporti.

Por ai arriti të luante përsëri. Dhe jo vetëm kaq, por vendosi të ndeshej me George Foreman edhe një herë tjetër. Më përpara, ai vendosi të shikonte me vëmendje regjistrimin e ndeshjes që pati bërë me Foreman, në mënyrë që të mësonte prej tij, derisa e përvetësoi plotësisht atë, dhe pasi doli nga spitali, ai filloi të stërvitej në mënyrë intensive, ditë e natë. Pastaj Muhamed Ali e sfidoi George Foreman për herë të dytë. Kur i mbërriti lajmi Foremanit, ai iu tha njerëzve: “Do t’ju marrë malli ta takoni këtë burrë herë tjetër; kjo është hera e fundit që mund ta shihni, sepse ai nuk e ka mësuar mësimin herën e parë, prandaj jepini një lamtumirë të fortë, sepse do t’ua heq qafet përfundimisht atë.”

Ky kampionat u zhvillua në Afrikë. Muhamed Ali kishte zbritur atje mes njerëzve një muaj përpara se të fillonte ndeshja, dhe njerëzit e deshën shumë ngaqë ky ishte një person me karak tertërheqës. Ai zbriste në rrugë dhe vraponte mes njerëzve. Ata që e shikonin duke vrapuar nëpër rrugë, e thërrisnin me emër dhe e inkurajonin, duke i thënë “Muhamed fitimtari!”.

Pastaj, pas një farë kohë, kishte zbritur në rrugë edhe George Foreman, dhe me vete kishte pasur një qen ushtrie të frikshëm, prandaj njerëzit nuk e kishin pëlqyer dhe i ishin larguar.

George Foreman kishte thënë: “Gjëja e parë që do të bëj, është se do të hidhem mbi gojën e Muhamed Ali dhe do t’ia thyej atë, dhe do t’ia kap gjuhën e do t’ia këpus, që ai të mos jetë në gjendje të flasë më.”

Pastaj, 3 ditë para ndeshjes Foreman ishte plagosur, prandaj ndeshja ishte shtyrë edhe për 3 javë të tjera.

Muhamed Ali u trondit psikologjikisht, por ai nuk pushoj se stërvituri dhe e pranoi situatën ashtu siç ishte.

Pastaj, kur erdhi koha që do të fillonte ndeshja Muhamed Ali, deshi ta bindte Foreman-in se goditja e tij sado e fortë që të ishte, nuk do të ndikonte tek ai, ndërkohë që çdo boksier tjetër i druhej goditjes së Foremanit. Asnjë boksier tjetër nuk mund të qëndronte përpara Foreman-it më shumë se 2 apo 3 raunde, por Muhamed Ali vazhdoi të qëndronte përpara tij për 12 raunde, dhe në fund Muhamed Ali i dha Foreman-it goditjen përfundimtare, duke e rrëzuar për tokë atë, pasi që George Foreman më përpara i kishte dhënë një numër goditjesh të njëpasnjëshme Muhamed Aliut. Pas ndeshjes, Muhamed Ali qëndroi në spital për një periudhë të gjatë.

Tani po sjell një shembull tjetër të përpjekje ve dhe të suksesit… Bëhet fjalë për një burrë nga Siria që quhet Said Masrani. Ky ishte i sëmurë me paralizën e fëmijëve, por u soll rreth botës dhe vizitoi 23 shtete, në mënyrë që të ndihmonte të sëmuret që kishin të njëjtën sëmundje si ai. Ky burrë, nga një njeri i zakontë, i sëmurë me paralizën e fëmijëve, u kthye në një njeri që po përcillte një mesazh tek ata njerëz, dhe po ua hapte atyre derën e shpresës edhe një herë tjetër. Ai ecte shpesh me këmbët e veta, dhe thoshte:

“Jo paralizës!… Jo invaliditetit!… Jo kancerit!”…Kjo ishte motoja e tij.

Njerëzit ecnin pas tij dhe i përsërisnin edhe ata këto fjalë, duke thënë: “Jo paralizës!… Jo invaliditetit!… Jo kancerit!”.

Dhe ky ishte një tjetër shembull i forcës. Një person tjetër në vend të tij, do të rrinte ulur, pa lëvizur dhe pa bërë asgjë, e do të thoshte: “Unë jam i sëmurë me paralizë, prandaj nuk mund të lëviz”. Por ky burrë, lëvizi dhe e shkundi pluhurin nga vetvetja.

Unë dhe ti mund ta bëjmë këtë gjithashtu… por, vetëm nëse përpiqemi.

Dikur pati lindur një fëmijë, që e quajtën Ron Scanlon. Ai fëmije ëndërronte të ishte kampion bote në arte marciale, por në moshën 9 vjeçare mbeti i paralizuar si rezultat i një aksidenti automobilistik. Babai i tij e donte shumë. Ai e merrte dhe e çonte në klubet sportive ku mësoheshin artet marciale, por asnjë nuk e pranoi. Deri sa e dërgoi në klubin e Bill Lasiter, i cili e pranoi me shumë kënaqësi. Vërtetë, Ron Scanlon u stërvit fort, dhe arriti të bëhej mjeshtër në Kung Fu San Soo në më pak se 4 vjet. Më e çuditshme se kjo është fakti se ai arriti të bëhej kampion i Amerikës Jugore, pastaj i Amerikës Veriore, pastaj kampion bote. Tani ai zotëron 12 Doxho, dhe fjala Doxho do të thotë klub ku mësohen artet marciale. Nën kujdesin e tij morën mësim rreth 12 mijë nxënës.

Ky që sapo përmendëm, është një tjetër shembull i një njeriu që e shkundi pluhurin nga vetvetja, dhe i zgjoi aftësitë e tij. Edhe unë dhe ti mund ta bëjmë gjithë këtë, por kjo vetëm nëse përpiqemi…

Deri kur do të qëndrosh duke shikuar palëvizur? Ëndrrat tona shfaqen përpara nesh. Dikush zotëron makinë, një tjetër zotëron pallat, tjetri bën një punë të mirë… Edhe unë mund t’i bëj të gjitha këto, por nëse vihem në lëvizje. Diferenca mes atyre njerëzve të suksesshëm dhe të tjerëve që nuk janë të tillë, është se këta të parët lëvizin, ndërsa të tjerët jo.

Mundet gjithashtu që një person të jetë i pasur, të ketë makinë dhe vilë, të ketë kryer doktoraturën, por që nuk është i lumtur me jetën e tij, për arsye se ai nuk di sesi të sillet me njerëzit, dhe është shumë i dobët në këtë drejtim.

Një burrë punonte në njërën nga 500 kompanitë më të mëdha të botës, në fushën e konsulencës menaxhuese. Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie ishte shoku im, dhe më tha se donte ta përzinte këtë person nga puna. Unë e pyeta se përse, dhe ai m’u përgjigj duke më thënë se ai ishte një njeri i shkëlqyer, një konsulent i shkëlqyer gjithashtu, por ishte shumë e vështirë për t’u marrë vesh me të, sepse ai nuk i kontrollonte dot nervat e tij, pra, nervozohej shumë shpejt. Por, më përpara, ata vendosën të gjenin një specialist të zhvillimit njerëzor, që të fliste me të.

Kur unë fola më këtë person, kuptova se vértetë ai nervozohej shpejt. Unë fillova ta pyes për vlerat dhe i thashë: “Cila është gjëja më e rëndësishme për ty? Çfarë është me rendësi për ty, për sa i përket jetës tënde bashkëshortore dhe personale?”

Unë zbulova se “besimi” si vlerë, ishte në rendin e 24 në radhë, për të. Ai nuk i besonte askujt, madje as vetes së tij. Që në vegjëli, ai kishte mësuar të mos u besonte njerëzve, dhe vazhdimisht kishte dëgjuar t’i thonë: “Ki kujdes se njerëzit janë egërsira! Mos i beso askujt!”. Prandaj ai filloi ta refuzonte çdo person që përpiqej t’i afrohej, dhe e përzinte çdo person qe përpiqej të hynte në jetën e tij.

Unë punova me të, derisa ia arrita që “besimi” tek ai të zinte vend në dhjetë gjërat më të rëndësishme të vlerave, dhe i thashë: “Njeriu që nuk u beson të tjerëve, nuk i beson as vetvetes. Prandaj, duhet të gjesh diçka tek personi tjetër që të besosh tek ai, dhe si rezultat, të fillosh të kesh marrëdhënie më te. Duhet të jesh tolerant ndaj këtij personi nëse ai shfaq ndonjë mangësi dhe nëpërmjet kësaj tolerance nga ana jote, ose gabon. Zoti e ndihmon atë person të shkojë në rrugën e drejtë. Por, përderisa ti ia mbyll derën në fytyrë dikujt, edhe Zoti do të ta mbyllë ty derën. Kjo sepse edhe ti më përpara e mbylle një derë nga dyert e mirësisë. Rregulla hyjnore thotë: “Shpërblimi vjen sipas llojit të punës”. Kur i pret njerëzit me të mirë, mirësia do të të kthehet ty, dhe kur i pret me të keqe ata, edhe ajo do të të kthehet përsëri ty… Dhe kur i pret me mosbesim, kjo ndjesi do të të kthehet ty.”

Kjo bëri që jeta e këtij burri të ndryshonte, por gjithsesi nuk arriti të bënte një ndryshim që të mund ta mbante këtë pozitë në kompani, si rezultat e hoqën nga puna. Por, ky burrë tani dhe është bërë shef ekzekutiv i një kompanie në Kanada, dhe kjo për shkak se ai filloi t’i zgjonte aftësitë e tij, dhe filloi ta kuptonte se besimi në vetvete dhe besimi tek të tjerët duhet të jetë i pranishëm, bashkë më kujdesin… pra duhet të ketë balancim të plotë mes këtyre dy gjërave. Duhet të komunikosh me njerëzit, të krijosh marrëdhënie me ta, të përparosh së bashku me ta, dhe t’i ndihmosh ata!

Kur po shkruaja librin “Sukses pakufi”, një kërkim i cili është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, m’u dha mundësia të studioja jetën e njerëzve të suksesshëm në botë. Pastaj, kur erdhi radha e studimit të njerëzve të suksesshëm në botën arabe, zbulova se fuqia e pranishme mes tyre, ishte e pakufishme. Ndër ta gjendej invalidi, që kishte arritur majat e botës, edhe i verbëri që ishte bërë dekan i letërsisë arabe.

Kur isha në Kanada, dhe po studioja jetën e njerëzve të suksesshëm, mes historive të atyre njerëzve, ishte edhe historia e Henry Ford. Në udhëtimin e suksesit të tij, përmendet se ai falimentoi shtatë herë, por se ai i zgjoi aftësitë e tij, e shkundi pluhurin nga vetvetja, dhe arriti të kishte sukses. Ai zgjodhi një grup inxhinierësh, të cilët ndërtuan gjëra të reja, të cilat u nxorën në tregjet botërore dhe patën vërtetë sukses. Kjo kompani kaloi kriza të rënda, duke falimentuar shtatë herë, të cilat zgjatën nga 5 vite secila… Ata patën borxhe të shumta mbi kurriz, por nuk ranë në pesimizëm. Në vend të pesimizmit, ata zgjodhën t’i zgjonin aftësitë e tyre dhe të punonin me to.

Një tjetër burrë, që quhej Kolonel Sanders, ishte i shtyrë në moshë. Ai i kishte arritur të shtatëdhjetë vjetët, dhe kishte dalë në pension. Gjithë çfarë ai zotëronte, ishin pak gjëra të thjeshta. Kur i mbërriti çeku i parë i pensionit nga banka, vlera e tij ishte më pak se 100 dollarë. Ai e mori atë çek dhe duke e shqyer, tha: “Unë nuk mund të jetoj kështu!”. Mori listën e recetave të gatimit që ai i zotëronte, e cila tani është ideja e restoranteve Kentucky, dhe e prezantoi tek disa restorante, por shumica prej tyre e refuzuan ofertën e tij. Por, pas durimit të tij, ai u bë pronari i njërit nga restorantet më të njohura në botë, dhe në të cilin tani punojnë me dhjetëra mijëra punëtorë, në nivel botëror. Me durimin e tij, ky burrë arriti të jetonte ëndrrat e tij, dhe t’i realizonte synimet e veta.

Po ti, në ç’gjendje je tani? Përpiqu të mendosh me mua për secilin nga tregimet që unë përmenda, dhe që tani vendos, dhe lëviz… Mundet që kjo ditë, të jetë dita e fundit e jetës tënde…

Kemi rastin e Thomas Edison… Ky burrë ma pati tërhequr shumë vëmendjen, kur po studioja njerëzit e suksesshëm. Ai bëri rreth 2000 shpikje, dhe asnjëra prej tyre nuk ishte diçka e lehtë, apo e pavlerë. Madje, kur po përpiqej të shpikte llambën elektrike, ai dështoi mijëra herë. Njerëzit thoshin për të se ai ishte thjeshtë një dështak, por ai iu thoshte: “Unë nuk jam dështak! Unë zbulova mijëra metoda se si nuk bëhet llamba elektrike derisa arrita ta zbuloj edhe metodën se si bëhet.”

Kështu, Helen Keller, Thomas Edison, Henry Ford, Louis Braille, Ron Scanlon… të gjithë këta i zgjuan aftësitë e tyre, e shkundën pluhurin dhe arritën vërtetë sukses.

Ja, Soichiro Honda nga Japonia. Gjithçka e vështirë që mund t’i ndodhë dikujt, i ndodhi edhe këtij burri. Që i vogël, ai ëndërronte të bëhej diçka i madh kur të rritej, dhe vërtetë ai arriti të bëhej pronari i njërës nga kompanitë më të mëdha të makinave, pronar i kompanisë Honda. Ai pati ëndërruar gjithmonë që makinat të cilat ai do t’i prodhonte, të mbanin emrin e tij “Honda”.

Makinat Toyota kishin arritur një sukses shu më të madh, ndërkohë që ky ishte akoma student. Në këtë kohë atij iu kërkua të krijonte një motor të ri, në mënyrë që të konfirmohej, dhe ai e kreu detyrën, por nuk ia pëlqyen. Ai u kthye sërish të studionte e të merrte pjesë në ligjërata, dhe pas një numri përpjekjesh, më në fund shkolla e pranuan punën e tij, por nga ana e Shtetit Japonez nuk u pranua. Ai vazhdoi të studionte edhe për tri vite të tjera, duke punuar me këmbëngulje në të njëjtën kohë, derisa puna e tij u
pranua edhe nga ai nuk i kishte paratë shteti, por e mjaftueshme për të bërë një fabrikë të vetën. Pas një farë periudhe, fabrikën e ndërtoi, por gjatë luftës së dytë botërore, kjo fabrikë u shkatërrua nga luftimet. Ai punoi fort edhe për katër vite të tjera, derisa bëri një fabrikë të re, por një tërmet që e goditi vendin në atë kohë, ia rrënoi sërish fabrikën. Nëse një person tjetër do të ishte në vend të tij, ndoshta do të thoshte: “Çfarë është ky fat i keq?! Pse u rrënua pikërisht fabrika ime?!”. Por ky burrë nuk ra në pesimizëm, dhe filloi të prodhonte biçikleta, të cilave u vuri motorët që i pati prodhuar vetë. Kur e panë njerëzit këtë shpikje të re, ata u mahnitën, dhe atij filluan t’i vinin kërkesat e para. Atij i erdhën pastaj më shumë se 28 kërkesa në javë, për këtë lloj biçiklete me motor. Pastaj, ai ua paraqiti shpikjen e tij të re disa kompanive në Japoni, dhe filluan t’i vinin shumë kërkesa. Soichiro Honda arriti të merrte çmimin e shpikjes më të mirë, nga Perandori i Japonisë. Pas kësaj, ai filloi të prodhonte makinat Honda, të cilat tashmë janë të për hapura fuqishëm kudo në botë. Kështu pra, ai e realizoi ëndrrën e tij, dhe këto janë fuqia dhe suksesi.

Ky që sapo përmendëm, është një tjetër shembull i një personi i cili i zgjoi aftësitë e tij, dhe ndërtoi të ardhmen e vet, duke u dhënë kështu shpresë, dhe hapur horizonte përpara shumë nje rëzve. Makinat Honda më pas filluan të shpërndahen me shpejtësi. E nëse Honda arriti ta bënte këtë, edhe unë e ti mund të jemi kështu. Pse jo?!

Tani le të fillojmë më hapin e parë, për të shkundur pluhurin, për të zgjuar aftësitë, për ta zgjuar atë shpirt rebel që gjendet brenda nesh dhe për ta aktivizuar atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit