6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vulin: Detyra e kësaj gjenerate politikanësh është të bashkojë serbët kudo që jetojnë

Më të lexuarat

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, është shprehur se detyra e kësaj gjenerate politikanësh është të krijojnë “botën serbe”, të bashkojnë serbët kudo që jetojnë.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vulin një gjë të tillë e ka thënë në tubimin për shënimin e 13 vjetorit të Lëvizjes Socialiste.

Ndër të tjera ai ka thënë se kjo është e mundur vetëm nëse Serbia është e suksesshme, dhe për ta “ruajtur” këtë, duhet, shtoi ai, të vazhdojë politikën e Aleksandër Vuçiçit.

“… Dhe që ‘bota serbe të shfaqet’, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, e udhëhequr mirë që të ketë një ushtri të aftë të ruajë atë dhe serbët kudo që jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, ne duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar politikën e Aleksander Vuçiçit. Vetëm kjo është fitorja, vetëm kjo është një garanci e mbijetesës së popullit tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vulin.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë një pikë kthese për të ardhmen e Serbisë dhe shtoi se zgjedhjet do të tregojnë nëse Serbia do të shkojë në të ardhmen apo në të kaluarën. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit