2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Harrojini fjalët kyçe. Kjo ka më shumë rëndësi për të përmirësuar SEO-n e faqes tuaj

Më të lexuarat

Çdo pronar biznesi dëshiron të renditet në faqen e parë në Google. SEO mund të jetë një investim shumë i vlefshëm, që mund të transformojë aftësinë e kompanisë suaj për të arritur më shumë klientë më lehtë dhe më lirë se sa konkurrentët tuaj.

Megjithatë, puna më e madhe që duhet bërë është jashtë teknikave të SEO-s. Ajo që ka më shumë rëndësi për ta bërë SEO të funksionojë për ju është krijimi i një faqe interneti që rrit në mënyrë të theksuar shitjet tuaja në internet. Gjithçka përmblidhet në një fjalë: vlerë. Krijoni përmbajtje të drejtuar nga vlera që është bindëse, që fiton vëmendjen e lexuesve tuaj dhe i mahnit ata.

Faktorët më të rëndësishëm të renditjes nuk ndryshojnë kurrë, gjithçka tjetër ndryshon.

Faktorët më të rëndësishëm të renditjes që Google merr parasysh janë sa njerëz vizitojnë drejtpërdrejt faqen tuaj, sa kohë kalojnë duke e lexuar atë dhe nëse vizitojnë ose jo faqe të shumta. Njerëzit që vizitojnë faqen tuaj të internetit direkt i thonë Google se jeni të besueshëm. Dy të tjerat janë të orientuara të gjitha rreth cilësisë së përmbajtjes suaj dhe nëse ajo i ka dhënë në të vërtetë vlerë lexuesit.

Direktiva kryesore e Google për të përmirësuar produktin e tij të kërkimit është të japë përgjigjen më të përshtatshme për pyetjen e një kërkuesi. Sa më mirë t’u përgjigjeni pyetjeve që njerëzit kërkojnë, aq më lart do të renditeni. Kjo do të thotë se përmbajtja e detajuar, bindëse dhe e vlefshme që është e ndryshme nga konkurrentët tuaj do të jetë gjithmonë shtys kryesor i rezultateve të kërkimit.

SEO ka të bëjë me redaktimin dhe promovimin e përmbajtjes, jo renditjen.

Ka qindra optimizime që janë të gjitha teknike. Mendoni për këto si redaktime, të ngjashme me mënyrën se si një korrektues redakton një artikull. Gjithçka që po bëhet është optimizimi dhe ndryshimi i gjuhës dhe shtimi i meta të dhënave, skemës (JSON-LD) dhe aspekteve të tjera teknike për të “rregulluar” mënyrën se si një algoritëm përpunon të dhënat e përmbajtjes.

Pjesa tjetër, që përpunohet pas, është në të vërtetë vetëm një mënyrë tjetër për të promovuar. Sa më shumë njerëz të referojnë përmbajtjen tuaj, aq më e lartë me kalimin e kohës do të renditet, sepse është e vlefshme.

Harroni fjalët kyçe, shkruani përmbajtje bazuar në pyetjet e klientëve.

Mënyra më e lehtë për t’u përqëndruar në atë që njerëzit në të vërtetë duan të lexojnë është të bëni profesionistin: Përgjigjiuni pyetjeve që kanë rëndësi për klientët. Kur krijoni përmbajtje të përqëndruar rreth gjërave që ju pyesin klientët tuaj dhe u përgjigjeni atyre në mënyrën që ju i bëni personalisht, ndodh që: merrni përmbajtje që njerëzit duan ta lexojnë, sepse ka rëndësi për ta.

Nëse shkruani ose regjistroni pyetjet që bën klienti juaj, t’u përgjigjeni atyre në mënyrën e përshtatshme për ta, duke i kthyer në artikuj, do të ishit kilometra përpara konkurrencës në motorët e kërkimit. Kjo sepse, keni krijuar përmbajtje të vlefshme dhe informuese për t’i nxitur të gjithë.

/ INC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit