Qysh m’i lexu 50 libra në vit?

Më të lexuarat

  1. Në një vend ku mesatarja e librave të lexuar për kokë banori brenda një viti është një libër, të lexosh 50 libra brenda një viti ashiqare të thonë që “nuk je mirë.”

Megjithatë, kjo është një shifër që arrihet shumë lehtë, dhe këtu janë disa mënyra si të arrini në 50 libra të lexuar brenda një viti.

1. Leximi si aktivitet në “kohë të humbur”

Rrugës, në pritje, duke gatuar, në vend të telefonit para gjumit… përkrah të gjitha këtyre aktiviteteve mund të lexoni, e të ndërroni këtë të fundit me libër.

Gjithmonë mbani me vete një libër, fizik, e-libër, aplikacion telefoni, apo edhe audiolibër. Kjo kohë që ju shkon nerva, në vend që të llafosni me dikë në autobus, lexoni!

2. Numëroni faqet, jo librat

– 50 libra në vit = 25 deri 35 faqe në ditë

– 50 audiolibra në vit = 45-60 minuta në ditë.

Vazhdimësia mposht intensitetin, dhe përderisa lexoni çdo ditë nga pak ia dilni cakut vjetor shumë më lehtë.

3. Lexo çfarë të “kallë.”

Jeta është e shkurtër për libra që duken si detyra shtëpie.

DNF është shpëtim, dhe ndoshta arsyeja kryesore pse dikush preferon The Fable para GoodReads.

Mënyra më e mirë për t’ju bërë librat bajat është të lexoni diçka që nuk ju pëlqen, por duhet ta lexoni që të jeni pjesë e “klikës,” apo edhe më keq, të grindeni me ta.

Ndryshoni zhanret, formatet, gjatësitë, formatet deri të gjeni atë që ju pëlqen.

4. Disa libra njëkohësisht

Lexoni nga 2-3 libra njëkohësisht.

– Një argëtues dhe të shpejtë për mbrëmje.

– Një audiolibër kur dilni në ecje apo kryeni punët e shtëpisë.

– Një “të thellë” jo-fiktiv kur keni kohë të përqendroheni.

Kur njëri ju duket më i rëndë, kaloni te tjetri.

5. Mbi të gjitha, kënaquni

– Vetëm një kapitull nëse jeni të lodhur

– Festoni kur përfundoni librin, akullore a doner, çkado që ju pëlqen.

– Merrni libra të lehtë kur lodheni. Nuk është marre.
Përparim Blakaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit