Gjykimi për atë që harron dy sexhdet e harresës

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që e thotë teshehudin dhe nuk bën suxhud-us-sehu (dy sexhdet e harresës)?

Përgjigje: Është obligim për të që të bëjë suxhud-us-sehu (dy sexhdet e harresës) nëse iu kujtohet pas pak kohe, pra nëse iu kujtohet pak pas dhënies selam ose nëse iu kujtohet se nuk e ka thënë teshehudin e parë, atëherë ai bën (dy sexhdet e harresës), por nëse kalon shumë kohë (pas përfundimit të namazit) atëherë lirohet nga bërja suxhud-us-sehu (për shkak të harresës), që do të thotë se sexhdet e harresës nuk janë më detyrim për të dhe namazi i tij është i vlefshëm.

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit