E përfundoi një jetë përplot angazhim në shërbim të Islamit – Muhadithi Selman En-Nedevij

Më të lexuarat

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të dijetarit të shquar indian, Salman Husaini Nadwi, një prej personaliteteve më të njohura të dijes islame në Indi dhe në botën islame. Ai ndërroi jetë në Lucknow në moshën 73-vjeçare, pas një jete të tërë të kushtuar dijes, thirrjes islame dhe edukimit.

Shejh Salman Husaini en-Nedvi ishte nipi dhe trashëgimtari shkencor i dijetarit të madh Abul Hasan Ali Hasani Nadwi, nga i cili trashëgoi dashurinë për dijen, urtësinë në davet dhe kulturën e lartë islame. Ai ishte profesor dhe më pas dekan i Fakultetit të Davetit në institucionin e mirënjohur Darul Uloom Nadwatul Ulama, ku edukoi breza të tërë dijetarësh dhe thirrësish islamë.

Gjatë jetës së tij, ai shkroi dhjetëra vepra në gjuhët arabe dhe urdu në fushat e hadithit, fikhut, davetit dhe mendimit islam. Ishte gjithashtu redaktor dhe bashkëredaktor i shumë revistave shkencore dhe kontribuoi në themelimin e një numri institucionesh arsimore, universiteteve, kolegjeve dhe qendrave islame në Indi, duke lënë një trashëgimi të pasur në shërbim të umetit.

Për dekada me radhë ai udhëtoi në vende të ndryshme të botës, mbajti ligjërata, mori pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe u shqua si mbrojtës i çështjeve të myslimanëve, veçanërisht i myslimanëve të Indisë, duke ngritur zërin në mbrojtje të identitetit, të drejtave dhe institucioneve të tyre fetare.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për dijen islame dhe për institucionet arsimore që ai i shërbeu për më shumë se pesë dekada. Mijëra nxënës, studiues dhe dashamirës të dijes në Indi dhe më gjerë e kujtojnë si një mësues të përkushtuar, autor të frytshëm dhe thirrës të palodhur në rrugën e Allahut.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të gjerë, t’ia falë gabimet, ta shpërblejë për shërbimin e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve, ta pranojë në xhenetet më të larta dhe t’u japë sabër familjes, nxënësve dhe gjithë atyre që e deshën.

إنا لله وإنا إليه راجعون.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit