Kosova nuk figuron më në listën e vendeve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit të hartuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Lajmi është bërë i ditur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), e cila ka falënderuar FMN-në për këtë vlerësim, duke e cilësuar si dëshmi të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të vendit.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së në Facebook.
Ky vendim i FMN-së vjen vetëm disa ditë pasi edhe Banka Botërore e hoqi Kosovën nga e njëjta listë.
