9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Edhe kultura e gështenjës do të subvencionohet sivjet nga Ministria e Bujqësisë

Më të lexuarat

Në komunën e Deçanit fermerët kanë nisur të mbjellin fidanët e parë të gështenjës të subvencionuara nga Ministria e Bujqësisë. Ata mendojnë që me mbjelljen e tyre do të rritet prodhimi i gështenjës vendore e cila del në treg.

Ministria e Bujqësisë këtë vit për herë të parë filloi subvencionimin e fidanëve të gështenjës. Këtë e ka mirëpritur fermeri, Beqir Mehmetaj nga Isniqi, i cili viteve të fundit e ka ngritur fidanishten e tij por, që pas kësaj përkrahje ai mendon që të rrisë kapacitetin e prodhimit.

“ E kemi pritur dhe është e mirëseardhur për ne kultivuesit që merremi me kultivimin e gështenjës. Interesimi është i mirë dhe po shihet dita ditës se do të ngritën plantacionet e fidanëve me gështenja”, tha Mehmetaj.

Edhe Bajram Dervishaj agronom nga Deçani thotë se fermerët si Mehmetaj e meritojnë përkrahjen e institucioneve tona, sidomos kur bëhet fjalë për gështenjën.

“Është kujdesur për ujitjen, është kujdesur për heqjen e barojave çka është problemi kryesor te fidanët. Mirëpo, shijen dhe cilësinë e frytit vendor të Dukagjinit  është e rrallë  ta ketë ndonjë vend tjetër si vlerë ushqyese”, tha ai.

Mehmetaj thotë se aktualisht është kohë shumë e përshtatshme për mbjelljen e kultivarëve të gështenjës meqë temperaturat janë shumë të përshtatshme për një gjë të tillë.

Ndryshe, Mehmetaj është një ndër kultivuesit më të mëdhenj të fidanëve të gështenjës në Kosovë, kësaj peme arrore e cila rritet kryesisht në përmendim të Kosovës në lartësi mbidetare deri në 950 metra. /RTKlive/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit