10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E vërteta dhe tradita – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Nëse tradita fetare e paraardhësve do të kishte qenë gjithmonë ruajtja e së vërtetës, Zoti nuk do ta kishte kritikuar trashëgiminë e atyre që i përmbaheshin traditës dhe jo një libri të shenjtë duke thënë:

“A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen? Jo. Por ata thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje.” (43: 21-22)

E nëse vetëm tradita e ruajtjes fizike të tekstit të librit të shenjtë do të kishte qenë garanci për mos devijimin nga e vërteta, Zoti nuk do t’i kishte kritikuar beni israilët duke thënë:
“Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin, por që zgjodhën për vete stolitë e pavlera të kësaj bote dhe thoshin: “Do të na falet.” Por kur u vinte ndonjë kotësi tjetër e ngjashme, ata përsëri shkonin pas saj. A nuk janë zotuar ata në Libër që të mos thonë për Allahun asgjë tjetër veç së vërtetës dhe e patën studiuar mirë gjithçka në të?” (7: 169)

Pikërisht për këtë dhe garancia e vetme e ruajtjes së të vërtetës dhe e saktësisë së traditës fetare nuk është vetë ruajtja e traditës, por kapja e çdo gjenerate, brezi pas brezi me Librin e Zotit:
“Ata që i përmbahen me besnikëri Librit dhe e përkryejnë namazin, le ta dinë se Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.” (7: 170)

Nëse Suneti i Profetit dhe trashëgimia e drejtpërdrejtë e shokëve të tij, nuk do të kishin qenë burimi i kulluar i së vërtetës që njerëzit përcjellin nga feja, atëherë i dërguari i Allahut nuk do t’i kishte lënë ato amanet pas tij duke thënë:
“Kush jeton prej jush pas meje do të shoh kundërshti të shumta. Për ju është detyrim t’i përmbaheni sunetit tim dhe sunetit të kalifëve të udhëzuar e të drejtë. Kapuni pas tyre dhe shtrëngohuni tek to me dhëmballë, dhe ruajuni nga risitë e stisura, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje.” (Ebu Daudi 4607, Tirmidhiu 2676, Ibn Maxha 42, Ahmedi 17145)

Ajo që e dallon Islamin nga fetë e tjera dhe garanton ruajtjen e së vërtetës së tij, është pikërisht fakti se e vërteta e fesë gjykohet përmes Shpalljes hyjnore (Kurani & Suneti) dhe jo trashëgimisë fetare të traditës, tradita fetare gjykohet nga këto burime dhe nuk gjykon mbi këto burime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit