6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Deklarohet Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit në pronë

Më të lexuarat

Kjo është deklarata të cilën e ka lëshuar sot Komuna e Prishtinës, lidhur me ngritjen e tatimit në pronë për qytetarët e saj.

Të nderuar qytetarë të kryeqytetit,

Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar Komunës së Prishtinës.

E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se:

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.

Komuna e Prishtinës, nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023./ekonomiaislame/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit