7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çmimi i Galaxy Nexus bie në 100$

Më të lexuarat

Verizon ka ulur çmimin e Galaxy Nexus në 99.99 dollarë nëse ai blihet online bashkë me një kontratë 2 vjeçare. Sa për krahasim, smartfoni kushtonte 299.99 dollarë kur u lansua në muajin dhjetor. Tani Verizon e shet 149.99 dollarë me një kontratë dyvjeçare, dhe një ulje prej 50 dollarësh nëse blihet online. Kjo ulje vjen si pasojë e kërkesave të shumta për Samsung Galaxy S III e cila është gjithashtu në dispozicion nga Verizon.

Google më herët gjatë këtij muaji filloi të nxirrte Android 4.1 Jelly Bean të Galaxy Nexus, edhe pse përdoruesit e Verizon janë duke pritur për një azhurnim për OS. Ata që nuk e kanë ende versionin e fundit, nuk duhet të shqetësohen. Të gjithë smartfonët Galaxy Nexus, si dhe Nexus S dhe Motorola Xoom do të marrin Jelly Bean së shpejti.

Në të njëjtën kohë, fati i Galaxy Nexus në ShBA ngelet një mister pas ngjarjeve të fundit dhe vendimit të marrë nga gjykata e Kalifornisë e cila i dha një urdhër Apple në lidhje me patentën e saj e cila është kundër Galaxy. Apple pagoi në një marrëveshje shumën prej 96 milionë dollarësh për ta hequr smartfonin nga tregjet e ShBA-ve, si dhe nga Google Play. Por Samsung bashkëpunoi me Google për hedhjen e Jelly Bean e cila zgjidh konfliktin e patentës dhe u kthye sërish në Google Play.

Galaxy Nexus ka versionin bazë të Android, me një ekran 4.65 inçësh, 1 megapiksel kamera të përparme dhe 5 megapikselë kamerë të pasme, si dhe 28.13 GB memorje. (PCWorld Albanian/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit