Sulmo e ik

0
39

Prishtina zyrtare vetëm sa është larguar nga veriu i vendit. Edhe atyre pak shqiptarëve që jetojnë në këtë zonë përditë e më shumë po iu vështirësohet jeta. Strukturat ilegale dhe paralele janë fuqizuar në të “katër anët”. Një polic kosovar është vrarë, derisa veriu është në prag të futjes në agjendën e bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Këto janë “të mirat” e vetme që ka përfituar vendi nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, i urdhëruar para një viti nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Zëri”.

Ky aksion i policisë i cili nuk zgjati më shumë se 24 orë, e nga i cili pësoi polici Enver Zymberi, u dogjën pikat kufitare, u bllokuan të gjitha rrugët në atë pjesë të vendit…, nga partitë opozitare dhe nga ekspertët e sigurisë shihet si një hap i ngutshëm dhe i pamenduar mirë nga qeveria.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, thotë se pas ndërhyrjes në veri, në shikim të parë është krijuar përshtypja që Qeveria e Kosovës ka pasur një strategji për zgjidhjen e problemit të veriut, por më vonë u pa që nuk ka pasur një strategji të tillë.

“Ky veprim shkaktoi vdekjen e një polici, një familjari, bashkëshorti e babai në njërën anë, por në anën tjetër i dha fuqi aparatit propagandistik te Serbisë dhe ndërkombëtarëve të shfrytëzojnë këtë veprim për të treguar pasigurinë e qytetareve serb, përdorimin e dhunës e të tjera, si dhe nevojën e gjetjes së zgjidhjes politike me përfshirje të Beogradit”, thotë Sahatqija.kohaislame