11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çaj për vjehrra

Më të lexuarat

Shumë kohë më parë, vajza e quajtur Li-Li ishte martuar dhe kishte shkuar të jetojë te bashkëshorti i saj dhe nëna e tij. Për një kohë shumë të shkurtër, Li-Li kishte kuptuar se assesi nuk do t’ia arrinte të pajtohet me vjehrrën e saj. Sjellja e tyre ishte aq e ndryshme, ashtu që Li-Li hidhërohej shumë shkaku i disa shprehive të vjehrrës, në çka vjehrra i ishte përgjigjur në mënyrë kritikuese.

Kaluan ditë e javë… Li-Li dhe vjehrra e saj asnjëherë nuk u ndalën së zënuri. Megjithatë, fakti që Li-Li sipas traditës së vjetër kineze, është e obliguar t’i nënshtrohet vjehrrës dhe t’i plotëson kërkesat e saj, edhe më tepër e kishte rënduar situatën. Shkaku i të gjitha këtyre mosmarrëveshjeve dhe zënkave në shtëpi, bashkëshorti i saj shumë kishte hjekur.
Në fund Li-Li më nuk kishte patur fuqi të duronte sjelljen e keqe të vjehrrës së saj, andaj kishte vendosur që të ndërmerr diçka sa më parë. Li-Li ishte nisur te miku i mirë i të atit, zotëri Huangu i cili shiste çajra. Ia kishte treguar tërë situatën dhe e kishte pyetur a kishte ai ndonjë helm, në mënyrë që ta zgjidhte problemin. Zotëri Huangu ishte menduar për një cast dhe në fund i ishte përgjigjur: “Li-Li, do të të ndihmoj ta zgjedhës problemin mirëpo duhet të më dëgjosh mirë dhe të bësh ashtu siç të them.” Li-Li tha: “Po, zotëri Huang, do të veproj çdo gjë që do të më thoni.
”Zotëri Huangu shkoi në dhomën tjetër dhe pas disa minutash kthehet me një pako çajra. Pastaj i thotë Li-Lit: “Mund të shfrytëzosh helm që ndikon shpejt në mënyrë që të lirohesh nga vjehrra jote, megjithatë kjo mund të shkaktojë dyshime tek njerëzit. Për këtë shkak, të kam dhënë shumë çajra të cilët do ta helmojnë organizmin e saj ngadalë. Çdo të dytën ditë përgatit ushqim të shijshëm edhe vëndo pak nga këto barëra në ushqimin e saj. Mirëpo duhet të kujdesesh që askush mos të dyshojë në ty kur ajo të vdesë, duhet të jesh shumë e kujdesshme dhe të ndërrosh sjelljen ndaj saj, të jesh e sjellshme dhe e këndshme. Mos u zë, vepro atë që ajo thotë dhe sillu ndaj saj si të jetë mbretëreshë.”

Li-Li u bë shumë e lumtur. Iu falënderua zotëri Huangut dhe shpejtoi në shtëpi që sa më parë të fillonte me planin e mbytjes së vjehrrës.

Kaluan javë, kaluan edhe muaj… Li-Li në çdo të dytën ditë servonte ushqim special të shijshëm për vjehrrën e saj. Kujtonte çka i kishte thënë zotëri Huangu në mënyrë që t’i ikë paraqitjes së dyshimit tek njerëzit, ashtu që kontrollonte sjelljen e saj, ishte e dëgjueshme ndaj vjehrrës dhe sillej ndaj saj sikur të ishte mbretëreshë. Pas gjashtë muajve, e tërë atmosfera shtëpiake ishte ndyshuar. Li-Li ishte mësuar aq mirë si ta kontrollonte veten, ashtu që asnjëherë më nuk ishte hidhëruar apo bërë nervoze. Nuk kishte patur as një shkak të vogël nga vjehrra e saj gjatë gjashtë muajve të fundit. Vjehrra i ishte dukur si e saja, kështu që pajtueshmëria mes tyre dukej dukshëm. Edhe sjellja e saj ndaj Li-Lit ishte ndërruar, kishte filluar ta dojë nusen sikur ta kishte vajzë të saj. Pandarë u kishte folur familjarëve dhe miqve se si Li-Li ishte nusja më e mirë që ndonjëherë do kishte dashur. Li-Li dhe vjehrra e saj tanimë shumë mirë pajtoheshin mes vete, sikur të ishin nënë dhe bijë. Burri i Li-Lit ishte mjaft i lumtur kur shihte se çka po ndodhte në shtëpinë e tij kohëve të fundit.

Një ditë, Li-Li prap kishte shkuar të zotëri Huangu edhe prap e kishte lutur për ndihmë: “Zotëriu i dashur Huang, ju lutem më ndihmoni që të ndaloj helmin të mbysë vjehrrën time! Ajo është bërë grua shumë e mirë edhe e dua si nënën time. Nuk dëshiroj të vdesë nga helmi që unë i kam dhënë!”

Zotëri Huangu u buzëqesh dhe lëkundi kokën: “Li-Li, mos u mërzit. Asnjëherë nuk të kam dhënë helm. Çajrat kanë qenë vitaminë për përmirësimin e shëndetit të saj. Helmi i vetëm ka qenë në mendimet e tua, dhe sjelljen ndaj saj, por edhe ai më nuk është, ngase dashuria jote ndaj saj është ndryshuar.”

Vallë, a keni menduar ndonjëherë se ashtu si do ta trajtoni veten, ashtu do ju trajtojnë edhe të tjerët?
Në Kinë thonë: “Personi që i don të tjetër është person që edhe të tjerët e dojnë!”

Përktheu dhe përshtati: B.H/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit