22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Çka duhet thënë kur na pëlqen diçka dhe kemi frikë se mos marrim mësysh?

Më të lexuarat

Thotë Allahu (te ala):

وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاء اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ

“Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut”.” 18:39

187 – I dërguari i Allahut  ka thënë:

العين حق ، و لو كان شيءٌ سابق القدر لسبقته العين

“Mësyshi është hak. Dhe sikur t’i kishte paraprirë diçka caktimit (kaderit) do t’i kishte paraprirë mësyshi.”

Hadithi është autentik. Transmeton Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Abbasi.

188 – Transmetohet se i dërguari i Allahut  ka thënë:

إذا رأى أحدكم ما يعجبه في نفسه ، أو ماله ، فليبرك عليه ، فإن العين حقٌّ

“Nëse ndonjëri prej jush sheh tek vëllai apo pasuria e tij diçka që i pëlqen, atëherë lutuni që Allahut ta begatojë, sepse mësyshi është hak.”

Autentik. Transmeton Ibn-us-Sunni dhe Ibn Kani në “el-Mu’dxhem” nga Sahl bin Hanif.

189 – Ebu Seid (radijAllahu anhu) ka thënë:

“I dërguari i Allahut  e kishte zakon të kërkoj mbrojtjen e Allahut prej xhinëve dhe prej mësyshit, derisa zbritën el-mu’auidhetani (surja Felek dhe surja Nas). Dhe kur ato zbritën ai i lexonte ato rregullisht duke lënë anash ato të tjerat.”

Hadithi madje ka gradë më të lartë se kaq. Transmeton Nesai dhe Ibn Maxheh me një zinxhir autentik të transmetimit.

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 114-115
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit