20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

OKB: Çdo 10 minuta gjatë luftës në Gaza vritet 1 fëmijë palestinez dhe 2 të tjera plagosen

Më të lexuarat

“Mbrojtja e civilëve në kohë konflikti nuk është një aspiratë apo ideal, është një detyrim dhe një angazhim ndaj humanizmit tonë të përbashkët”, tha UNRWA

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka bërë të ditur se sulmet izraelite gjatë muajit të kaluar në Gaza mesatarisht kanë vrarë një fëmijë palestinez çdo dhjetë minuta, transmeton Anadolu.

“Mesatarisht, një fëmijë vritet dhe dy lëndohen çdo dhjetë minuta gjatë luftës”, njoftoi UNRWA në një postim në platformën X.

“Mbrojtja e civilëve në kohë konflikti nuk është një aspiratë apo ideal, është një detyrim dhe një angazhim ndaj humanizmit tonë të përbashkët”, tha UNRWA.

UNRWA është agjencia kryesore e OKB-së që vepron në Rripin e Gazës, ku shkollat e saj aktualisht strehojnë rreth 670 mijë palestinezë të zhvendosur që kërkojnë strehim nga sulmet e pa ndërprera izraelite. Agjencia e ndihmës ka humbur të paktën 70 punonjës të stafit të saj që nga fillimi i sulmeve.

Ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është pothuajse 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit