34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Cili është rreziku i mosfaljes së namazit?!

Më të lexuarat

Rreziku i mosfaljes së namazit

1- Kërcënimi për atë i cili e vonon namazin

Allahu i Madhëruar thotë: ”

“{ فَوَيۡلٞ لِّلۡمُصَلِّينَ }
“Mjerë për ata, të cilët kur falen,
{ ٱلَّذِينَ هُمۡ عَن صَلَاتِهِمۡ سَاهُونَ }
janë të pakujdesshëm për namazet.” El Maun 4,5.

Nëse ky është kërcënimi për ata që falen mirëpo nuk kujdesen për kohën e namazit, atëherë si është puna për ata që nuk falen fare?!

2- Mosfalja e namazit nga shkaqet kryesor të dënimit në xhehenem

Allahu i Madhëruar thotë:

“Çdo njeri është peng i veprave të veta, përveç atyre të krahut të djathtë, të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin për keqbërësit: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar (vend i dënimit në xhehenem).”
Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që e falnin namazin…” El Mudethir 38-43.

3- Lënia e namazit është sikur humbja e pasurisë dhe familjes

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Atij që i ikën namazi i ikindisë është sikur t’i humbë familja dhe pasuria e tij.”

 

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit