Soylu: Ky referendum është shumë i rëndësishëm për Turqinë

Më të lexuarat

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka votuar në qytetin e tij, Trabzon

TRABZON (AA) – Në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese të cilat parashikojnë vendosjen e sistemit presidencial qeverisës në Turqi, ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka votuar në qytetin e tij, Trabzon, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Soylu është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Hamdiye Soylu dhe pas votimit, ai ka biseduar me qytetarët e pranishëm.

“Procesi i votimit ka nisur në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve që kam deri më tani vazhdon në mënyrë të qetë. Veçanërisht në disa rajone në lindje dhe juglindje të vendit, materialet zgjedhore janë dërguar me helikopterë dhe këto operacione kanë përfunduar me sukses. Deri më tani kemi mundësuar që qytetarët tanë të shkojnë të sigurt dhe të qetë në kutitë e votimit në të gjithë Turqinë”, ka thënë Soylu.

Duke vënë në dukje se ky referendum është shumë i rëndësishëm për Turqinë, Soylu në vijim shton: “Populli jonë është gjithmonë largpamës dhe di mirë se si do të vendosë në një hap kaq të rëndësishëm. Gjatë fushatës dy kampet kanë dhënë informacionet e tyre, dhe tashmë është populli ai që do të japë përgjigjen më të bukur. Dashtë Zoti të gjithë bashkë pasi të njihemi me rezultatin sonte në darkë, fillojmë ditën e nesërme më të qetë dhe me hapa të mëdha dhe të lumtur.”

Ndërsa lidhur me fushatën, duke vënë në dukje se ka kaluar një proces pjekurie dhe maturie, Soylu në vijim tha: “Falënderoj popullin për fushatën me maturi që zhvilloi. Sipas informacioneve që mora sot në mëngjes kjo fushatë ishte nga më të qetat në histori. Në këtë kontekst dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe partitë politike. Shpresoj që do të dalë një përfundim i bukur dhe në këtë mënyrë do të hidhet një tjetër hap.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit