9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bloomberg: Evropa, 1000 miliardë dollarë humbje nga kriza energjetike

Më të lexuarat

Kompania amerikane Bloomberg publikoi llogaritjen e saj, sipas së cilës Evropa ka humbur rreth 1000 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës dhe krizës energjetike të shkaktuar nga sanksionet.

Në analizë thuhet se ky është vetëm fillimi i një krize të madhe energjetike në Kontinentin e Vjetër.

Bloomberg vlerëson se çmimet edhe ashtu të larta do të vazhdojnë të rriten edhe në vitet e ardhshme.

Sipas Bloomberg, stabilizimi i tregut të energjisë në Evropë nuk do të ndodhë para vitit 2026, kur priten dërgesa të reja nga SHBA dhe Katari.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, vendet evropiane vendosën sanksione ndaj Moskës dhe filluan të ndërmarrin hapa për të siguruar më pak varësi nga burimet ruse të energjisë në të ardhmen./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit