12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Bamirësia vetëm se ta shton pasurinë

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا تُنفِقُوا مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنتُمْ لَا تُظْلَمُونَ
“Çfarëdo që të jepni nga të mirat, ajo do t’ju kompensohet në mënyrë të plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” (El-Bekare,272)

Po ashtu thotë:

“وَمَا تُنفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيم”

“Çfarëdo të mire që të jepni, s’ka dyshim se Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.”

Ai i cili shpenzon, obligohet që me këtë vepër të kërkojë kënaqësinë e Allahut.
وَمَا تُنفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ”
“Çfarë do të mire që të jepni, është në dobinë tuaj , nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut!”

Kurse sa i përket shpenzimit për t’u mburur, kjo nuk është bujaria që lavdërohet, madje mund të jetë edhe mëkat nëse bëhet me mendjemadhësi ndaj robërve të Allahut.

Çfardo që të jepni nga pasuria ajo do t’ju shtohet‼️

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- thotë:
“Derisa një njeri ecte në hapësirë (shkretëtirë) dëgjoi një zë që vinte nga një re: -Ujite tokën e filanit. Pastaj ajo re lëvizi derisa e lëshoi ujin mbi një tokë të djegur nga nxehtësia dhe ja, kur pashë ujin të mbledhur në një gropë. Ky njeri përcolli renë dhe kur arriti tek vendi në të cilin ishte lëshuar uji, pa një njeri i cili po mundohej të depozitojë ujin dhe i tha: O rob i Allahut, si e ke emrin?  Ai ia përmendi të njëjtin emër që e kishte dëgjuar prej resë, pastaj i tha: Përse më pyet për emrin tim?  Iu përgjigj: Unë dëgjova një zë  nga reja që lëshoi ujin që thoshte: “Ujite kopshtin e filanit” duke përmendur emrin tënd, për këtë dëshiroj të di se çfarë vepron ti me këtë kopsht? U përgjigj: pra, pasi e kërkove këtë gjë po të tregoj se prodhimin që fitoj nga kjo tokë, një të tretën e saj e jap lëmoshë, me një të tretën ushqehem unë dhe familja ime kurse të tretën e kthej përsëri në këtë tokë.” (Muslimi)

📚 [رواه مسلم، كتاب الزهد والرقائق، باب الصدقة في المساكين، برقم (2984)] 📚
https://telegram.me/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit