11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Analisti Kastriot Myftaraj që e shanë Islamin prap i del në mbrojtje Ali Ahmetit

Më të lexuarat

Përsëri analisti kontravers nga Tirana Kastriot Myftaraj i doli në përkrahje Ali Ahmetit , analist i cili e nxori në gjygj Kuranin dhe publikisht bën thirje për shembje të xhamiave, ndalim të ezanit, gjenocid ndaj myslimanëve, shanë Allahun, Islamin, kërkon të bombardohet Meka dhe MedinaAnalisti nga Shqipëria Kastriot Myftaraj, thotë për Zhurnal se fajet e Ahmetit nuk janë ata që i ngarkojnë disa qytetarë e as familjarë të të vrarëve dhe të arrestuarve të “Grupit të Kumanovës”.

“Ali Ahmeti nuk ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë lideri i partisë shqiptare në pushtet, sa i përket ngjarjes së Kumanovës, vitin e kaluar. Kjo është e padyshimtë. Por fajet e Ali Ahmetit nuk janë ata që i ngarkojnë atij disa familjarë të të vrarëve dhe të arrestuarve të grupit të armatosur të Kumanovës, dhe as një turmë e banorëve të Kumanovës. Dikush kërkon t’ i paraqesë gjërat kinse grupi i armatosur shkoi në Lagjen e Trimave në besë të Ali Ahmetit dhe kjo është një rrenë e llojit të provokimeve të sofisktuara të shërbimeve sekrete. Kur thuhet “besë” dhe “pabesi”, këto janë fjalë që për ne shqiptarët kanë kuptim në një kontekst dokësor të kodifikuar, kanunor nëse doni. Pra nëse ti më telefonon mua herët në mëngjes, pasi të kanë kapur si miun në çark, dhe më thua “Aman më shpëto!”, kjo nuk quhet as se je në besë time, as se je në ndorje time, sepse ti nuk ke trokitur në derë të shtëpisë sime. Normalisht, unë do të them që do të bëj përpjekje, siç u ka thënë Ali Ahmeti, por OSBE nuk urdhërohej prej tij”, shprehet Myftaraj.

Analisti shqiptar më tutje shton se skenari në Kumanovë nuk mbulohet dukë fajësuar
Ahmetin, e se banorët në Kumanovë nuk duhet të manipulohen.

 

“Nuk mbulohet dot skenari i zi i Kumanovës duke fajësuar Ali Ahmetin, këtë duhet ta dinë familjarët e të vrarëve dhe të burgosurve atje, duhet ta dinë edhe ata banorë të Kumanovës të cilët manipulohen dhe ndërsehen lehtë nga ata mjeshtrat që qëndrojnë pas këtij skenari të zi. Ngjarja e Kumanovës ngre shumë pikëpyetje dhe Ali Ahmeti ka mbi vete më të voglën prej tyre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit