22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Na ka bashkuar xhamia, nuk do na armiqësojë partia

Më të lexuarat

I nderuar hoxhë që më ke ligjeruar mbas namazit të sabahut librin “Tre parimet”. Të nderuar vllezër që na ka bashkuar xhamia e jo partia. Asnjë xhami ska ndërtuar as Alija e as BDI-ja. Xhamitë janë ndërtuar me mundin dhe mjetet e besimtarëve musliman dhe ska të drejtë të thiret në to asnjë parti qoftë pozitë ose opozitë. E drejtë e çdo kujt është të votojë ose mos votojë për ndonjë parti. E drejta e çdo kujt është të mer pjesë në tubime partiake qoftë edhe nëse është hoxhë po edhe me mjekër. E drejta e çdo kujt është të jetë aktivist dhe të pajtohet edhe verbërisht me qëndrimet partiake. Po nuk është e hijshme që të ofendoni dhe sulmoni dhe ofendoni vëllezërit e juaj të xhamisë aq më shumë pa argumente. Unë si funksionar i Lëvizjes Besa ju kam ndaluar këtë se ne edhe më tutje ju llogarisim vëllezër tanë me të cilët e kemi më me rëndësi të takohemi në xhennet se sa në tubime partiake.
Të gjithë sëbashku të kemi frigë respekt Allahut e jo liderit partiak edhe kur ai gabon.

Kastriot Rexhepi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit