11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A na shohin xhinët dhe a do t’i shohim në botën tjetër ?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është e saktë ajo që transmetohet në lidhje me xhinët se ata na shohin në dynja ndërsa ne nuk i shohim, kurse në botën tjetër ne do i shohim dhe ata nuk do na shohin?

***

Përgjigjja:

Ata na shohin dhe ne nuk i shohim. Kjo tregohet në Kuran:“Ai ju shikon juve (Iblisi).” “Vërtet, ai dhe shoqëria e tij ju sheh,ndërsa ju nuk e shihni.” (El Earaf: 27). Kurse, për botën tjetër Allahu e di më së miri. Nuk di asgjë që tregon dhe argumenton se ne do i shohim ata në botën tjetër. Pra, se do ndryshoj gjendja që ne do i shohim kurse ata nuk do na shohin neve. Nuk di asgjë në lidhje me të.

Shejhu i nderuar Salih el Feuzani
Përktheu: Xhabir SHEME

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit