20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A marr gjynah që shkëputem në orar pune për namaz?

Më të lexuarat

Pyetje:

Esselamu alejkum ue rahmetullah!

Nëse në zyrë nuk do të jem më vetëm, sepse po bëhet reformë, mbase do të ketë edhe burra dhe nuk do mund t’i falë vaktet në zyrë (Allahu e di më së miri), a mund të shkoj në xhami për t’i falur sepse nuk e kam larg nga zyra? Si dhe a marrë gjynah që shkëputem në orar pune? Po fakti që lexoj Kuran ose ueb-faqen tuaj p.sh. kur kam pak kohë a është gjynah po të llogarisim që kur kam punë më shumë unë punoj edhe natën në shtëpi për ta përfunduar?

Pres përgjigjen tuaj duke ju uruar përsëri që Allahu t’u shpërblejë me xhenet!
Selam alejkum!

***

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Vërtet, problemi për ta falur namazin në zyrë qenka serioz, por edhe më serioz duket të jetë problemi që në zyrë do të keni mashkull, apo meshkuj, e që do ta vente në pikëpyetje lejueshmërinë e vazhdimit tuaj në atë vend pune. Duhet këtë ta vështroni nga prizmi islam e të mos e neglizhoni punën e fesë dhe parimeve të saj lidhur me këtë çështje. Kurse sa i përket faljes së namazit në xhami, lejohet ta bëni këtë, nëse xhamia të cilën e keni afër ka ambient të posaçëm për femra, ose të shkoni në xhami pasi të falet namazi me xhemat dhe të hyni e vetme për ta falur namazin, e jo pas imamit kur falen edhe xhematlinj.

Sa i përket daljes nga orari i punës, besoj se këtë duhet ta keni të rregulluar me rregullore të punës në vendin ku punoni. Nëse dalja nga puna i lihet e lirë punëtorëve për disa minuta, atëherë mund të dilni për qëllim të namazit duke mos lënë keq asgjë nga detyrat që i keni, pra nëse kërkohet nevoja edhe të shtyhet orari ose të plotësohet në kohë jashtë orarit të punës si gjatë pauzave, vikendeve etj.
Njëjtë qëndron puna nëse gjatë orarit të punës, kur nuk keni ndonjë obligim që ka të bëjë me punën tuaj. Atëherë mund të lexoni Kuran dhe literaturë tjetër, që është e dobishme për ju dhe ta shfrytëzoni kohën në mënyrën më të mirë.

Me rëndësi është që ta keni frikën ndaj Allahut që ju sheh në çdo moment dhe ju vlerëson për çdo përgjegjësi se me sa devocion e kryeni.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë: Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit